TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare

Pas hapjes së disa bizneseve në pjesën veriore të Kosovës, televizioni ka siguruar thirrje të cilat po bëhen në rrjete sociale për të bojkotuar bizneset e shqiptarëve ku edhe janë kërcënuar qytetarët e komunitetit serb se nëse frekuentojnë këto biznese do të fotografohen dhe sanksionohen.  Një pronar i një biznesi i cili vepron në veri të Mitrovicës tash e shumë vite i tha televizionit se nuk kanë hasur deri më sot në probleme të tilla ndonëse në biznesin e tyre kanë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb. Policia thotë se nëse hasin në raste të tilla do të veprojnë.

Punimet i kanë nisur tash e 1 muaj.

Ngjashëm kanë punuar edhe disa biznese shqiptare në veri të Mitrovicës.

Ndonëse disa prej tyre tashmë janë hapur, ka disa thirrje kundër bashkëpunimit nga komuniteti serb, që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Tëvë1 ka siguruar mesazhe ku iu kërkohet qytetarëve të komunitetit serb të bojkotojnë bizneset shqiptare, duke i kërcënuar sic thuhet, “përmes fotografive për t’u sanksionuar pastaj” nëse hyjnë në këto biznese, referuar një marketi që është hapur së fundi.

“Edhe njëherë, i lusim njerëzit tanë të mos afrohen “meridianit”, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen dhe të sanksionohen ashpër! Duhet unitet”, thuhet në njërën prej mesazheve.

“Në bazë javore ne i kërkojmë njerëzve tanë që të mos afrohen, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen, dhe të sanksionohen rreptësisht”.

E një menaxher biznesi në veri të Mitrovicës, thotë për Tëvë1 se tash e 20 vite që vepron në komunat veriore, nuk kanë hasur në bojkot nga komuniteti serb.

Sipas Gylshen Potokut, rasti i vënies së zjarrit në këtë biznes ende nuk është zbardhur.

“Zyrtarisht në këtë pjesë ku jemi tash jemi tash e katër vite, në kohën e pandemisë kemi dal këtu, si biznes i regjistruar, punëtorë të komunitetit serb ka, punëtorë të komunitetit boshnjak dhe gjithashtu shqiptar. Bojkot nuk ka pas asnjëherë sepse nevojat e tyre i kemi mbushur gjithëherë dhe kemi qenë në shërbim të tyre. Përveç rastit që na janë djegur maunat, nuk ka pasur problem , situata për momentin është e qetë”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, nuk i përjashton edhe protestat.

“Janë disa thirrje për bojkot përmes disa portaleve, të cilët po funskionojnë në pjesën veriore. Duhet me qenë të përgatitur për qato llojë protesta dhe bojkotimi në mënyrë demokratike. Serbëve ju duhet integrimi sepse ajo që ka qenë më herët me marrëveshjen e Brukselit nuk ka ndodhur integrimi duhet me ndodh hap pas hapi”, tha ai.

E zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se do të shqyrtohen këto mesazhe për të cilat u njoftua nga televizioni.

“Policia e Kosovës për së afërmi i shikon këto elemente që ju po i përmendni, aty ku ka elemente për të hapur rast ne e bëjmë dhe marrim masa që siguria të jetë në nivel në qytetin e Mitrovicës së veriut, ose në veri të vendit në përgjithësi, me prokuror dhe hetimet do të vlerësohet si të veprohet tutje”, tha Elshani.

Së fundi në komunat veriore kanë filluar të hapen biznese nga sipërmarrës shqiptar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën