TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Telekomi dhe Posta e Kosovës së shpejti edhe në veri të Mitrovicës

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Telekomi dhe Posta e Kosovës së shpejti edhe në veri të Mitrovicës

Një pikë e përbashkët ajo e Telekomit dhe Postës së Kosovës pritet të hapet këtë javë në sheshin e veriut të Mitrovicës. Televizioni ka mësuar se në këtë pikë do të ketë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb. Qytetarët janë të ndarë në mendime, ata të komunitetit shqiptar thonë se ky veprim është i qëlluar meqë sipas tyre po shtrihet ligjshmëria në këtë zonë. Ndërsa ata të komunitetit serb thanë për televizionin se nuk do të kryejnë shërbime meqë kërkuan të jetë edhe Posta e Serbisë.  Posta e Republikë së Kosovës muaj më parë është hapur edhe në Banjskë të Zveçanit në “Rajska Banja”.

Muaj më parë, Posta e Kosovës u hap në Banjskë të Zveçanit.

E pas privatizimit të disa objekteve dhe shpalljes së tenderëve publik, institucionet e Kosovës po fillojnë shtrirjen e tyre në komunat veriore.

Ngjashëm po ndodh edhe në veri të Mitrovicës ku së shpejti pritet të hapet një degë e re e përbashkët për komunitetin serb dhe shqiptar.

Televizioni ka mësuar përmes burimeve se në këtë pikë, në qendër të sheshit “Car Lazar” do të ketë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb.

Tëvë1 merr vesh se të premten gjithçka do të funksionalizohet për të kryer shërbimet sipas ligjeve të Kosovës.

E qytetarët janë të ndarë për këto veprime të shtetit.

Ata nga radhët e komunitetit shqiptar, e shohin të nevojshme hapjen Postës dhe Telekomit në veri.

“Mu po më duket shumë mirë mirë, ma mirë s’ka qysh bëhet, situata është qetë nuk ka asnjë problemi kemi shëtit gjithkah me veturë”, tha një qytetar.

“E shoh si gjest t’mirë, se këtu shihet që kanë filluar ligji i Kosovës me ardhë në shprehje që në këtë pjesë të Mitrovicës me u hap edhe posta, vala e Kosovës dhe të gjitha”, tha Sami Lushtaku – qytetar.

Ndërsa qytetarët e komunitetit serb thonë se nuk pritet të kryhen shërbime në Telekom e Postën e Kosovës, meqë sipas tyre, do duhet të ishte dhe Posta e Serbisë.

“Jo të gjithë vjedhin punën e tyre në shpinë e popullit. Nëse mund të thuhet ashtu. Nuk e di, do të ishte mirë pranë saj të ishte edhe posta serbe, apo jo, do të ishte bukur”, tha një qytetar.

“Çka mungon, e kemi njërën edhe këtë tjetrën tash. Do të ishte shumë bukur të kishim edhe një. Do ta shohim çfarë do të bëhet nuk kemi cfarë të presim. Pres shërbime, por nuk e di nëse do të mund të marr ndonjë shërbim, nuk shoh gjë”, tha një tjetër qytetar.

Në anën tjetër një biznes afër lokalit ku do të hapet Telekomi dhe Posta e Kosovës, ka vendosur disa karrige në hapësirat publike, për çka aty erdhi edhe Policia e Kosovës për të kërkuar lirimin e hapësirës.

Të njëjtit kujdeseshin edhe për sigurinë publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën