Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në varrimin e ish-sekretarës Madeleine Albright.
Takimi i tyre është zhvilluar gjatë ceremonisë së varrimit të ish-Sekretares Madeleine Albright, e cila po mbahet në Katedralen Nacionale të Washingtonit.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe liderë tjerë nga e gjithë bota.