Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 9 shkurtin si datë të zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
“Vit i ri, Rrugë e re!Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë!Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një”, ka shkruar Abdixhiku.
Për këtë datë ka reaguar dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se 9 shkurti “shkurti do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme”.
Kurse sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se 9 shkurti nuk ka qenë datë e propozuar nga askush.