TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ministria e Drejtësisë: Kërkesa e Serbisë për Radoiçiqin është në kundërshtim me ligjin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ministria e Drejtësisë: Kërkesa e Serbisë për Radoiçiqin është në kundërshtim me ligjin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përmendur se autoritetet serbe kanë parashtruar një kërkesë zyrtare për ndihmë juridike reciproke për të siguruar provat e nevojshme për ndjekjen penale të Milan Radoiçiqit.

E nga Ministria e Drejtësisë për Tëvë1, kanë deklaruar se kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështje penale.

Sipas tyre, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë e gjykojnë çështjet që pretendohet që jenë kryer brenda territorit të Kosovës.

“Kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me nenin 85, paragrafi 1, nënparagrafët 1.2 dhe 1.3 të ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale. Po ashtu sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, nga Ministria e Drejtësisë kanë deklaruar se pas sulmit serb në Banjskë  duke u bazuar se terroristet ishin trajnuar në Serbi, dhe se kishin planifikuar sulmin nga Serbia, kanë kërkuar ndihmë të ndërsjellë juridike në Serbi, përmes së cilës kishte kërkuar grumbullimin e provave, por që sipas tyre, Serbia asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Pas sulmit terrorist serb në Banjskë, duke u bazuar në atë se terroristet ishin trajnuar në Serbi, kishin planifikuar sulmin nga Serbia ishin armatosur atje, kishin ardhur nga Serbia, pas sulmit ishin arratisur në Serbi, udhëheqësi i grupit terrorist e kishte pranuar publikisht se qëndron prapa këtij sulmi, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës, kishte parashtruar kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike në Serbi, përmes të cilës kishte kërkuar grumbullimin e provave. Kërkesa është përcjellë më datë 5 tetor 2023, përmes kanaleve të theksuara në piken 3 të marrëveshjes dypalëshe në fuqi mirëpo pavarësisht kërkesës, Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës të dërguar në vitin 2023”, thuhet më tej në përgjigjje e tyre për Tëvë1.

Po ashtu, në përgjigjjen e MD-së, thuhet se Serbia duhet t’i përgjigjet kërkesave për dorëzimin e kriminelëve në mënyrë që ata të përgjigjen para drejtësisë së Kosovës.

“Serbia duhet t’i përgjigjet kërkesave për dorëzimin e kriminelëve në mënyrë që ata të përgjigjen para drejtësisë në Republikën e Kosovës. Po ashtu duhet të bëhet një hetim ndërkombëtarë në raport me bazat e trajnimit të terroristëve në territorin e Serbisë, perfshirjen e Serbisë në financim dhe furnizim me armatim të terroristëve”, thuhet më tej.

Ndryshe, sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Milan Radoiçiç pranoi 4 ditë pas sulmit në veri se udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndërsa dha dorëheqjen si nënkryetari i Listës Serbe./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën