TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Musmurati e PDK’së: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Musmurati e PDK’së: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor

Nënkryetarja e PDK’së, Besianë Musmurati, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimin për subvencionimin e librave shkollorë.

Musmurati, në një konferencë për media, tha se 1 shtatori “përsëri do të fillojë me kaos, konfuzion, e pa libra shkollorë”

“Ky është shtatori i tretë me radhë që na gjen me kriza në arsim. Grevat e mësimdhënësve në 2022, mungesa e librave në 2023, dhe siç po duket prapë mungesa e librave në 2024. Pra fatkeqësisht, çdo shtator po e gjen Qeverinë e Kosoves dhe Ministren Nagavci të papërgatitur. Përderisa rezultatet e testit PISA na kanë alarmuar, Ministrja Nagavci ka vendosë me vazhdu eksperimentimin e saj të pakuptimtë, për mos sigurimin e librave shkollore ne kohe. Në vend se të bëjmë hapa para me reformë strukturore, Ministrja Nagavci po na kthen mbrapa me vendime të gabuara. Pra, edhe njëherë nxënësit e klasëve 1 deri në klasën e 9-të do të fillojnë vitin pa libra”, theksoi ajo.

Sipas Musmuratit, Qeveria Kurti po i shpenzon mbi 20 milionë euro për blerje të librave të njëjtë që në vitin 2017 janë blerë me rreth 3.5 milionë euro, për mbi 100 mijë nxënës më shumë se tani.

“Ministrja na tregoi që janë 218 mijë nxënës që do të subvencionohen me nga 80 apo 110 euro. Nëse e marrim një mesatare që çdo nxënës do të subvencionohet me nga 95 euro, atëherë i bie që buxhetit të shtetit do ti kushtojë 20 milionë e 776 mijë mije euro pajisja me libra. Pra edhe vonë, edhe gati tre fish më shtrenjtë se nga vitet e kaluara. Për shembull, librin e abetares, me shumicë Ministria me herët e ka blerë me rreth 7 euro, kurse vitin e kaluar prindërit në librari e kanë blerë me rreth 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit e kanë paguar rreth 4 euro më shumë. Dhe dje prapë na u tha, qe kjo praktikë e dëmshme do të vazhdojë edhe sivjet”, tha ajo.

Musmurati tha se ka pasur nxënës që për dy gjysëmvjetorë shkollorë u kanë munguar disa nga librat.

“Për më tepër, në një moment edhe u tha se rimbursimet e fundit të prindërve për vitin e kaluar janë bërë në maj të këtij viti. Pra, mund të konkludojmë që ka pasur nxënës që, që nga shtatori deri në maj, pra një muaj para se të përfundojë mësimi nuk ka pasur fare libra” , shtoi ajo.

Musmurati shtoi se vitin e ardhshëm, në qeverisjen e PDK-së, furnizimi me libra nuk do të jetë më temë e 1 Shtatorit.

“Në mënyrë që te sigurohemi qe ky keqmenaxhim i parasë publike nuk përsëritet më dhe mungesa e orëve mësimore ndalet, komisioni hetimor parlamentar duhet të kryej punën e vet pa ndërhyrje politike të partisë në pushtet sa me shpejtë dhe organet e drejtësisë te përfundojnë hetimet njëherë e mirë. Lajmi i vetëm i mirë në krejt këtë mes, e që na jep shprese për të ardhmen, është që veçse jemi në prag të zgjedhjeve të reja. Arbërie Nagavci nuk duhet të jetë më Ministre e Arsimit nga viti tjetër.  Qytetaret tanë do të mund të përjetojnë dallimin e mendësisë në qeverisje me ardhjen e Bedri Hamzës dhe ekipit të tij në krye të shtetit”, përfundoi ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën