TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“CorrWatch” fton Prokurorinë të hetojë subvencionimin për tekste shkollore

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Iniciativa “CorrWatch” – e përbërë nga organizatat GLPS, Instituti GAP dhe INDEP – ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetime mbi praktikat e Ministrisë së Arsimit për çështjen e subvencionimit për furnizim me tekste shkollore.

Të martën, Ministria e Arsimit njoftoi se edhe sivjet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore do të bëhet nëpërmjet subvencionimit të prindërve për blerjen e tyre. Teksa është përcaktuar shuma për blerjen e teksteve dhe mjeteve mësimore, në Ministri të Arsimit kanë thënë se ende nuk e dinë saktë se sa është kostoja e librave.

Duke e cilësuar të kundërligjshëm procesin, “CorrWatch” u ka bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi procesin e që Prokuroria të nisë hetimet. Sipas kësaj iniciative, është shkelur Ligji për Arsimin parauniversitar.

“Ky veprim nuk është vetëm shkelje e detyrimeve ligjore nga MASHTI, por është gjithashtu shkakton një barrë të panevojshme për prindërit, që për më tepër mund të ndikojë në fillimin me kohë të procesit mësimor duke ndikuar negativisht tek nxënësit. MASHTI, për të dytin vit radhazi, ka bërë shkelje ligjore pavarësisht se kishte një vit të tërë në dispozicion për të siguruar që ky proces të ishte në përputhje me ligjin dhe interesin publik, ajo dështoi plotësisht të planifikojë dhe të përmbushë detyrimet e saj, duke treguar neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie nga ana e ministrisë”, thuhet në reagim.

“CorrWatch” ka thënë se Ministria ka lënë hapësirë për keqpërdorime. “Duke subvencionuar këtë shërbim që në fakt duhej të ishte përgjegjësi ekskluzive e ministrisë, MASHTI  ka lënë hapësirë të gjerë për keqpërdorime por gjithashtu tregon një mungesë të kontrollit të mirëfilltë, transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike”, thuhet në reagim.

Mungesën e informacionit mbi çmimet e librave dhe koston totale të procesit, “CorrWatch” e ka cilësuar si mungesë të planifikimit të duhur dhe të menaxhimit të përgjegjësive shtetërore.

“Për më tepër. vitin e kaluar, kjo mënyrë subvencionimi i ka kushtuar qeverisë  mbi 11 milionë euro—më shumë se vlera e planifikuar për procedurën e negociuar me kompanitë, e që tejkalimi i saj ka qenë arsyetimi i anulimit të procedurës. Në anën tjetër, problemet e raportuara si vonesat në furnizimin me libra, problemet me aplikim si dhe ankesat e prindërve që ende nuk janë kompensuar, dëshmojnë qartë se kjo qasje ka qenë larg të qenit llogaridhënëse, transparente dhe efikase”, thuhet në reagim.

Procesi i subvencionimit ishte përcjellë me shumë polemika vitin e shkuar. Mësimi pati filluar më 1 shtator, por sipas drejtorive të arsimit, disa nxënës nuk janë furnizuar me tekste shkollore deri në muajin dhjetor. E Ministria e Arsimit ka konfirmuar se disa prindër nuk janë subvencionuar deri në muajin maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën