Një i mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar policinë në Lipjan se para tre ditësh është rrahur nga daja i tij.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllanicë, Lipjan 10.08.2024-23:00. Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.