Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët, se për fikjen e zjarreve në parkun nacional Prevallë, përveq Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni janë angazhuar edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova,Prishtina dhe Ferizaj.
Po ashtu përmes njoftimit është bërë e ditur, se nuk ka rrezik jete apo pasurie për banorët në Prevallë këto përpjekje për ta mbajtur në kontroll zjarrin po vazhdojnë.
Operacioni po mbështetet edhe nga Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, si dhe Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni .
Ndërsa, të pranishëm për ta mbikëqyrur nga afër situaten janë edhe zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112.