Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për rehabilitimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.
Në një postim në Facebook, ai ka treguar se ky projekt kap vlerën e 4 milionë eurove.
“Rruga Regjionale R129, Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë, është projekt që arrin vlerë totale prej 4 milionë euro”, ka shkruar Durmishi.