Zjarri që ka përfshirë një pjesë të Prevallës nuk është shuar ende, për shkak të terenit të vështirë.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Prizrenit, të hënën pritet të intervenohet nga ajri.
“Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë. Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri. Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së”, thuhet në njoftim.