TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vlerësohet se mosdurimi i Osmanit për incidentin në Maqedoni të Veriut ngjall dyshime tjera

Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) të Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit. Në raportin e tyre thuhet se kontrollet e sigurisë kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare. Mirëpo me konstatimet e zyrtarëve maqedonas nuk po pajtohen nga presidenca e Kosovës.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Vlerësohet se mosdurimi i Osmanit për incidentin në Maqedoni të Veriut ngjall dyshime tjera

Incidenti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit ka marrë vëmendje të madhe në opinionin publik.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare duke thënë se, gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit.

Mirëpo këto pretendime të zyrtarëve shtetëror të Kosovës i ka hedhur poshtë Agjencia e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut.

Gjithnjë sipas tyre shërbimet e aeroportit që janë përgjegjëse për kontrollet e sigurisë kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe u janë përmbajtur rregullave që zbatohen ndërkombëtarisht.

“Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, thuhet në komunikatën e tyre.

Pas këtij raporti nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, i menjëherëshëm ishte reagimi nga presidenca e Kosovës.

Sipas tyre në asnjë vend të botës kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim.

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi, thotë se kur udhëtohet me aeroplan komercial e jo privat atëherë rregullat vlejnë njësoj për të gjithë pasagjerët.

“Në rastin e fluturimeve me aeroplan komercial vlejnë rregullat e njëjta për të gjithë pasagjerët. Çfarë kam mundur të kuptoj nga deklarimet e Autoritetit të Aviacionit Civil të Maqedonisë bëhet fjalë për mos tolerim nga ana e kapitenit të avionit që asnjë pasagjer të mos lejohet të hyjë në bord pa i kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë”, ka thënë Abrashi.

Tutje, Abrashi thotë se reagimi i presidentes Osmani dhe mos durimi i saj në këtë rast ngjall shumë dyshime të tjera.
“Në këtë rast reagimi i presidentes, Vjosa Osmani, dhe pamundësia që iu është bërë autoriteteve të sigurisë në raste të tilla ngjall dyshime të tjera. Ne akoma nuk e kemi të qartë se ku ka qenë duke udhëtuar presidentja, ka qenë vizitë zyrtare apo private dhe kjo normalisht që do ti qartësonte disa gjëra” , deklaroi Abrashi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur keqardhje për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Flaka e Janarit rikthen kujtesën për krimet serbe në Kosovë

Flaka e Janarit rikthen kujtesën për krimet serbe në Kosovë

Gjykimi “pa media” i ministres – I tërë gjykimi për rezervat shtetërore me dyer të mbyllura

Gjykimi “pa media” i ministres – I tërë gjykimi për rezervat shtetërore me dyer të mbyllura

34% e votave në nivel vendi shkuan në rinumërim – çka i pret ata që keqpërdorën votat?

34% e votave në nivel vendi shkuan në rinumërim – çka i pret ata që keqpërdorën votat?

Mbi 300 automjete të paregjistruara evidentohen për dy javë në Prishtinë

Mbi 300 automjete të paregjistruara evidentohen për dy javë në Prishtinë

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Pesë gola të Bayernit për të mbetur i pamposhtur në Bundesliga

Ylli – Peja, përballja tjetër çerekfinale

Ylli triumfon në Pejë

Sërish barazim për Arsenalin, shkon në plus 7 pikë ndaj Cityt

Sërish barazim për Arsenalin, shkon në plus 7 pikë ndaj Cityt

Flaka e Janarit rikthen kujtesën për krimet serbe në Kosovë

Flaka e Janarit rikthen kujtesën për krimet serbe në Kosovë

Gjykimi “pa media” i ministres – I tërë gjykimi për rezervat shtetërore me dyer të mbyllura

Gjykimi “pa media” i ministres – I tërë gjykimi për rezervat shtetërore me dyer të mbyllura

34% e votave në nivel vendi shkuan në rinumërim – çka i pret ata që keqpërdorën votat?

34% e votave në nivel vendi shkuan në rinumërim – çka i pret ata që keqpërdorën votat?

Mbi 300 automjete të paregjistruara evidentohen për dy javë në Prishtinë

Mbi 300 automjete të paregjistruara evidentohen për dy javë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën