TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Alsat”: Presidentja e Kosovës pati edhe dy incidente të ngjashme më herët në Aeroportin e Shkupit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani thotë se nuk takohet me Vuçiqin pa i vendosur sanksione Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ekipi i saj kanë pasur edhe dy incidente të ngjashme si ai i javës së kaluar në Aeroportin e Shkupit, sipas procesverbaleve të Policisë maqedonase të cilat i ka siguruar “Alsat.mk”.

Dy incidentet e mëhershme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit kanë pasur motivet e njëjta, refuzimi për ta kontrolluar bagazhin në skaner.

Sipas procesverbaleve të policisë, të siguruara nga “Alsat”, thonë se në shtator të vitit kaluar është refuzuar kontrolli i bagazheve nga ekipi i presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.

E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit të këtij viti është përsëritur edhe më 9 tetor. Ekipi i Osmanit ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por “që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit”.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.

Policia maqedonase pati thënë se e ka zbardhur incidentin ku u përfshi Osmani më 1 gusht, duke ngritur kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, për “cenim të sigurisë” dhe “pengim ndaj personit zyrtar”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Shkup ka thënë se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar. Ndërkohë kryeministri maqedon Hristijan Mickoski ka thënë se incidenti nuk do t’i prishë raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i afrojë edhe më shumë.

Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën”. Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media të Kurtit e Mickoskit, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës.

Tags: incidentet ne aeroportin e ShkupitOsmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën