TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

300 mijë persona janë larguar nga Kosova që nga pas lufta

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Tri gra arrestohen në aeroportin e Prishtinës

Ndërkaq, Zyra e BERZH-it për Kosovë, kohë më parë ka deklaruar se sfida vjetore për Kosovën është ikja e trurit, ose braktisja e vendit nga njerëzit profesionistë. Ekspertët thonë se kjo rrezikon që në një të ardhme shumë të afërt, Kosova mund të mbetet pa fuqi punëtore dhe me mungesë të njerëzve profesionistë.

Donjeta Krasniqi, e cila është e diplomuar për ekonomi, tha se ka vendosur të largohet nga vendi për arsye se nuk punon në sektorin për të cilin është e kualifikuar dhe se e ka pagën shumë të ulët.

“Kam vendosur të largohem nga Kosova, pasi këtu edhe pse përfundon fakultetin, nuk mund të punësohesh në drejtimin tënd”, tha Krasniqi.

“Arsyeja tjetër është se paga është e ulët si dhe kushtet e punës nuk janë të mira”.

Sociologu, Blerim Shabani, tha se në Kosovë ende nuk janë të rregulluara të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, teksa theksoi se nga Kosova po ik e gjithë struktura e re që është e gatshme për të ndikuar në aktivitetin ekonomik.

“Ikja e qytetarëve tanë është një trend që përbën të gjitha nivelet e shkollimit të qytetarëve, e që është e theksuar te gjenerata e re.Njohja e meritokracisë dhe respektimi i konkurrencës dhe i mundësive të barabarta, ka ndikuar ndër vite që qytetarët të fillojnë të humbin besimin në mundësinë për krijimin e një vendi të punës dhe e kanë orientuar interesin për të shkuar në vende të tjera”, u shpreh ai.

Rinor Qehaja, nga Instituti ‘EdGuard’, tha se emigrimi i të rinjve është shumë i lidhur me padrejtësinë sociale dhe ekonomike në vend.

Ai e lidh këtë perceptim me sistemin arsimor, që sipas tij, nuk prodhon të rinj të aftë për treg të punës.

“Emigrimi i të rinjve ka shumë faktorë, mirëpo në mendimin tim besoj që është shumë i lidhur me padrejtësinë, pra, perceptimi i tyre për padrejtësinë sociale dhe ekonomike në vend”, thotë Qehaja.

“E burim i këtij perceptimi është edhe vetë sistemi arsimor. Sistemi ynë arsimor nuk prodhon të rinj të aftë për treg të punës, që u siguron një punë të mirëfilltë, por u ofron një diplomë për çfarëdo pune, që dikur kthehet në dëshpërim. Vendi ynë duhet të sigurojë shkollim të mirëfilltë për të rinjtë, në mënyrë që të njëjtit i bën të shkathët për treg të punës dhe të aftë për të gjeneruar ekonomi për vendin. Në të njëjtën kohë, sistemi arsimor duhet të edukojë të rinjtë për vlera dhe bindje që promovojnë punën dhe jo gjithherë paranë.”

Ndërkohë, Radio Kosova ka tentuar që të marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës, nëse ka ndonjë plan për kthimin e njerëzve të kualifikuar, por nuk ka marrë përgjigje.

Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të largohen nga vendi. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dekadën e fundit, më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë lëshuar vendin./RK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Kryeziu: Mosvotimi i nënkryetarit nga komuniteti serb, mund të sjellë krizë e zgjedhje të reja

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Ymeri: Kemi një kryeministër kukull të mafias energjetike

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

“InfoNata” 29.01.2026

“InfoNata” 29.01.2026

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Tahiri: Kurti mund të nxjerrë ndonjë emër që mund të jetë i pakontestueshëm për president

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e Vuçiqit në vrasjen e civilëve në Sarajevë

Rafuna thotë se efektet e bllokadës së transportuesve rajonalë do të ndikojnë edhe në Kosovë

Pezullohet protesta, hapen plotësisht pikat me Maqedoninë e Veriut

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Pozhari: LDK nuk ringritët me Abdixhikun e Hotin, duhet rikthimi i Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën