Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar, se për dallim nga ditët e kaluara të martën, pritjet për hyrje dalje në pikat kufitare janë më të pakta.
Sipas përditësimit të fundit, në Jarinje, Kullë, Merdar dhe Qafë të Morinës pritjet janë deri në 10 minuta.
Pritje më të theksuar ka te Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta në hyrje dhe kolona është 250 metra, ndërsa 30 minuta në dalje e kolona është 200 metra.
Gjendja në pikat tjera kufitare vazhdon të jetë e njëjtë, me pritje 3 deri në 5 minuta./teve1.info.