TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta në Venezuelë pas rezultatit zgjedhor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Protesta në Venezuelë pas rezultatit zgjedhor

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën.

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Karakasit, dhe janë nisur drejt pallatit presidencial.

Turmat janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe kanë bërë thirrje për rënie të Qeverisë.

Protestat në kryeqytetin e Venezuelës kanë shpërthyer pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, ka shpallur fitoren.

Opozita e konsideron deklarimin e Maduros si mashtrim, dhe beson se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave.

Edhe sondazhet publike, që janë mbajtur para zgjedhjeve, e kanë nxjerrë fitues kandidatin e opozitës.

Partitë opozitare janë bashkuar këtë herë, në tentim e sipër për të larguar Maduron nga pushteti, i cili është në krye të vendit që 11 vjet.

Banorët e Venezuelës, gjithashtu, ankohen edhe për krizën ekonomike në vend.

Disa vende të Perëndimit dhe të Amerikës Latine, sikurse edhe Kombet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që t’i publikojnë të dhënat e detajuara të votimeve.

Argjentina është njëra prej shteteve që ka refuzuar të njohë fitoren e Maduros në zgjedhje dhe si përgjigje, Venezuela i ka tërhequr diplomatët prej Buenos Airesit.

Diplomatë në gjashtë shtete tjera të Amerikës Latine – Kilit, Kosta Rikës, Panamasë, Perusë, Republikës Dominikina edhe Uruguajt – janë tërhequr, po ashtu, për shkak të atyre që ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, i ka përshkruar si “deklarata dhe veprime ndërhyrëse”, raporton Rel

Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht fluturimet komerciale me Panamanë dhe Republikën Dominikane.

“Kjo nuk është hera e parë që po përballemi dhe atë që po shohim tani”, ka thënë ai.

“Ata po tentojnë të kryejnë puç në Venezuelë, të karakterit fashist dhe kundër-revolucionar”.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë thënë se rezultatet e publikuara nuk përkojnë me vullnetin e popullatës.

Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ka thënë të hënën vonë se do të organizojë një mbledhje të mërkurën, për t’i diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Kroacia heq taksën mbi pensionet

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Napoli i Rrahmanit shkëlqen ndaj Frosinones

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Trump: Ka ardhur koha që Ukraina të zgjedhë një president të ri

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Kusari-Lila: Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën