TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy fshatra të Lipjanit në hall me hajnat, po ua vjedhin bagëtitë

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A

Ahurin e pa të zbrazët mëngjesin e së dielës.

Katër viçat që Shaban Troshupa i mbante tash e mbi gjashtë muaj, dikush ia kishte vjedhur në fshatin Breg i Zi të Lipjanit.

Menjëherë, i zoti i shtëpisë thirri policinë, e bashkë bënë kërkimet e gjurmëve të bagëtive.

“Dalja ka qenë këtu. Se i kanë marrë edhe kanë vazhdu qeshtu drejt e n’kallamoq aty, aty dihet n’kallamoq shenjat ku kanë ecë, që kanë ba lëvizje, kanë thy do tramak, diku pak ma rrallë po u dishin që qatje kanë dalë”, shprehet Shaban Troshupa.

Por ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes së bagëtive.

Në Bujanë të Lipjanit, fshatin ngjitur Bregut të Zi, ditët e fundit ndodhën dy vjedhje tjera.

E Sabrie Buja e përjetoi rëndë vjedhjen e lopës dhe viçit që mbanin, pasi i kishte marrë nga i vëllai.

“Ma pruni lopën, s’u bënë dhjetë ditë, u shtu lopa, të enjten i bëjke tri javë, të martën ma morën. Veç Zoti është i madh, për borxh s’ma ka marrë kërkush, veç për qejf”, shprehet ajo.

Ndërsa vetëm vlera e lopës së vjedhur sipas bashkëshortit të Sabries, Sabit Bujës ishte mijëra euro.

“Për vlerë të tregut ato nër 4 mijë euro s’ke mujt me marrë atë lopë. Ajo ish kanë diçka e veçantë”, thotë Sabit Buja.

Kurse Bedrie Buja, e cila mban biznesin e saj me bagëti, tashmë është në dyshim për ta zgjeruar atë, shkak i këtyre vjedhjeve.

“Nuk janë tu u gjend kërkun, janë duke u ba vjedhje thuajse çdo ditë. Unë ndoshta duhet me mbyllë biznesin për shkak të pasigurisë. Se në qoftë se fitimin tem e marrin hajnat, na nuk di çka kena me ba”, thotë ajo.

Tëvë1 ka kërkuar të dijë nga Policia e Kosovës se deri ku ka mbërritur pista e hetimit dhe a po dyshohet për persona të njëjtë që po kryejnë këto vjedhje, mirëpo deri në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: Lipjanvjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën