TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Invalidëve u imponohet zgjedhja mes dy pensioneve

Kategoritë e dala nga lufta po detyrohen nga Ministria e Financave që të zgjedhin mes dy pensioneve, atë të kategorive të veçanta apo bazik. Avokati i tyre tregon se me ligj u takojnë dy pensionet dhe se po presin respektim të vendimit të Gjykatës për këtë. Derisa nga shoqata e Invalidëve thuhet se kjo ua ka vështirësuar edhe jetesën.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Invalidëve u imponohet zgjedhja mes dy pensioneve

Ligji ua lejon dy, por ata po marrin vetëm një.

Veteranët, invalidët e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve po detyrohen nga Ministria e Financave që të zgjedhin mes pensionit bazik apo atij për kategoritë e dala nga lufta.

Për këtë, pjesëtarë të këtyre organizatave tashmë i janë drejtuar instancave gjyqësore pasi vlerësojnë se u është mohuar një e drejtë që u takon me ligj.

Avokati i tyre, Zahir Hamza tregon se për këtë tashmë janë dhënë edhe vendimet gjyqësore të shkallës së parë, por që nuk po implementohen nga Ministria.

“Janë në mëdyshje se cilin pension ta marrin në fakt i fitojnë të dy pensionet, nuk ka të drejtë Ministria e Financave t’i kufizojë se për cilin pension do të orientohet pensionisti. Kemi vendime të fituara me anë të Gjykatës besoj se Ministria do të reflektojë dhe të mos i maltretojë kategoritë e këtilla që t’iu njihet e drejta e kategorisë së pensionit të veteranit apo edhe invalidit të mos kufizohen”, tha Hamza.

Derisa thotë se ky dikaster po bën edhe diskriminim në mes të këtyre kategorive.

“Kemi kandidatë apo persona të cilët i marrin dy pensionet të pleqërisë dhe kategorisë është diskriminim total nga ana e Ministrisë se pse dikush po dikush jo përderisa kemi të drejta të barabarta, është është një diskriminim total nga ana e Ministrisë po besoj që për të mos krijuar shpenzime kot, të tepërta nëpër Gjykata, është e mirë që MF të reflektojë dhe t’i kompensojë”, tha ai.

Se kjo qëndron e thotë edhe Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës.

Sipas tij, një padrejtësi e tillë po ua vështirëson edhe jetën pjesëtarëve të kësaj shtrese.

“Ka mospajtime të mëdha, shqetësime të mëdha se pse po u bëhen këto padrejtësi, ka ankesa tek ne si përfaqësues të Shoqatave që të ndërmarrim hapa. Ne nuk kemi lënë rrugë pa ndjekë edhe pa kërkuar që me u zbatu ky ligj dhe me gëzu këtë të drejtë por fatkeqësisht as Qeveritë e kalume as në këtë Qeveri nuk kemi gjetë një gjuhë të përbashkët dhe një zgjidhje të këtij problemi”, tha Qeriqi.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave se pse po bëhet kjo por që gjatë javës nuk ka pasur përgjigje.+

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Insistimi i LVV-së për Osmanin si presidente mund të shkaktojë bllokadë nga LDK dhe PDK

Imeri: Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin në Paris janë propagandë pa bazë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

27 vjet nga masakra e Izbicës, Osmani: Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Kosova dhe Kolumbia thellojnë bashkëpunimin, nënshkruhen tri marrëveshje

Hiqen nga sheshi “Nënë Tereza” tabelat e ekspozitës me të dhëna të pasakta për masakrat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Dogana sekuestron 1000 litra etanol në Prizren, mbi 6 mijë euro shmangie nga taksat

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën