TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Scholz nesër në Beograd, politikani serb kritikon “marrëveshjen e litiumit”

Nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Të premten Serbia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me BE-në për partneritet strategjik sa i përket lëndëve të para, furnizimet me bateri dhe makinat elektrike. Politikani opozitar serb, Djordje Miketiq, është shprehur kritik për këtë takim për shkak se siç thotë ai mungon transparenca lidhur me marrëveshjet për lëndët e para.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Scholz nesër në Beograd, politikani serb kritikon “marrëveshjen e litiumit”

Një vizitë e tillë nuk ishte e paralajmëruar më herët.

Nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Të premten pritet të nënshkruhet një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë për importimin e mineraleve përfshirë litiumin.

Për këtë takim Vuçiq njoftoi edhe në rrjetet sociale ku shihej në humor të mirë së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz .

Mirëpo jo të gjithë në Serbi janë të lumtur për këtë marrëveshje.

Politikani opozitar serb, Djordje Miketiq, shprehet kritik për mungesë transparence nga ana e dy liderëve.

“Mendoj se tema kryesore në këtë takim do të jetë për çështjen e litiumit dhe për lëndët e tjera të para që i interesojnë shumë Bashkimit Evropian për fabrikat e baterisë të cilat do të përdoreshin për makinat elektrike. Por, problemi qëndron se kjo vizitë nuk është aspak transparente dhe mungon një agjendë. Zakonisht kur vinë politikanë të nivelit të lartë siç është kancelari gjerman, Olaf Scholz, ne paraprakisht i dimë agjendat por jo kësaj radhe. Shumë qytetar janë kundër marrëveshjes për të hapur minierën e litiumit në Serbi dhe ka pasur protesta për këtë gjë”, tha Miketiq.

Tutje, Miketiq shprehet i zhgënjyer me qasjen e Gjermanisë e cila sipas tij nuk po shqetësohet me gjendjen e demokracisë në Serbi madje po bashkëpunon me Vuçiqin.

“Një pjesë e madhe e jona po e kemi të vështirë ta kuptojmë se si një shtet si Gjermania që është shtylla e Bashkimit Evropian është e interesuar për litiumin në Serbi dhe jo për gjendjen e demokracisë, lirinë e shtypit dhe mashtrimet zgjedhore këtu. Ato materiale i kanë në Gjermani, por refuzojnë t’i gërmojnë në territorin e tyre”, tha ai.

Miketiq i ka disa fjalë edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Aleksandar Vuçiq i ka gjithmonë dy anë. Për konsum të brendshëm ai flet shumë keq për evropianet dhe amerikanet kurse kur takohet me diplomatet këtyre shteteve ai shfaqet si një servil. Ai ju ke premtuar gjithçka kompanive të huaja vetëm të vazhdoj të qëndroj në pushtet”, tha ai.

Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se me kancelarin gjerman pos tjerash do të bisedojë edhe për Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Humb jetën një person pasi ra nga një objekt në Podujevë

Kos shpreh habi që Paunoviq vazhdon të jetë ministre

Kos shpreh habi që Paunoviq vazhdon të jetë ministre

DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

DHTIK dhe Dogana diskutojnë për sfidat e bizneseve dhe lehtësimin e eksporteve

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Klubet kosovare të basketbollit njohin kundërshtarët për Kupat e Evropës

Ministrja serbe “i kërkon falje Vuçiqit e Serbisë” pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës, jo shqiptarëve

Ministrja serbe “i kërkon falje Vuçiqit e Serbisë” pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës, jo shqiptarëve

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën