TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: “Dritarja për Investime të Diasporës” parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Kurti: “Dritarja për Investime të Diasporës” parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro

Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”. Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro. E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.

Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.

“Përmes kësaj dritare do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro… Tashmë kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mira për të zhvilluar aktivitete biznesore. Dëshirojmë të hapim një kapitull të ri të marrëdhënies së bashkatdhetarëve me atdheun e tyre, nga ajo parulla, ‘kontribuoni duke sakrifikuar, investoni për të fituar’”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se përmes kësaj dritare do të mundësohet rritja e investimeve të diasporës. Ndërsa ka thënë se si qeveri do të ndajnë deri në 8 milion euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore.

“Po e lansojmë një dritare të re që do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës tonë. Ideja ka qenë të zgjidhet një problem që në vazhdimësi është hasur nga bizneset, nga ndërmarrësit tanë që jetojnë në diasporë dhe kanë dëshiruar të investojnë këtu… Ideja ka qenë të krijohet një dritare e re përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore i mbështetur me kapital shtesë edhe nga qeveria, të mundësojë garantimin e këtyre kredive dhe përmes kësaj të zvogëlohet risku për institucionet financiare, dhe rrjedhimisht të rritet edhe kreditimi…06:31 Si qeveri kemi dhënë zotimin që të kontribuojmë deri në 8 milion euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore, ndërkaq Fondi ka ofruar 2 milion euro, dhe në këtë 10 milionësh mundësohet garantimi i deri në 100 milion euro të kredive që mund të lëshohen për anëtar të mërgatës tonë “, tha Murati.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritare, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.

“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, por edhe investojnë, ata sjellin më të mirën e botës këtu në vendin e tyre, sepse ata i zbatojnë dhe ndajnë shkathtësitë që kanë mësuar jashtëm…Jemi këtu për të mbështetur autoritetet e Kosovës, për të përqafuar këtë mundësi dhe për t’u përballur me këtë sfidë”, tha ai.

Edhe drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.

Dritarja për investime të diasporës është një skemë e re e ndarjes së rrezikut nga FKGK-ja për garantimin e kredive për t’u ofruar investitorëve të diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë. Programi i ri i garancisë do të promovojë rritjen e fluksit të kapitalit privat të diasporës në Kosovë duke tërhequr investime të reja drejt themelimit të ndërmarrjeve të reja sipërmarrëse ose fuqizimit të bizneseve të sapo krijuara nga diaspora, tha Kurti./KP/

Tags: "Dritarja per Investime te Diasporeskurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Koçeka: Krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet në emër të diplomacisë apo politikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

18 nxënës përjashtohet nga Provimi i Maturës, shkak posedimi i telefonit

18 nxënës përjashtohet nga Provimi i Maturës, shkak posedimi i telefonit

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL-UÇK dënon ashpër Serbinë për nderimin e Ratko Mlladiqit: Kjo sjellje kërcënon paqen rajonale

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Rama: Nuk e kemi nënshkruar kontratën e NPB-së, do ta mbrojmë pronën publike

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku: Reforma në arsim duhet të përshpejtohet, hartojmë bashkë Strategjinë e Arsimit 2035+

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën