TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE vlerësohet e pafuqishme për të ndërmjetësuar dialogun

Njohësit e çështjeve politike nga Prishtina dhe Beogradi thonë se BE nuk ka kapacitet për ta ndërmjetësuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tyre dialogu aktualisht është në fazën e vdekjes klinike.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Foto ilustruese

Brukseli nuk po arrin ta shtyjë përpara Kosovën dhe Serbinë drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve.

Diplomatët e bllokut evropian nuk arritën ti ulin në një tavolinë  kryeministrin Kurti  dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Por, as takimet në nivel të kryenegeociatorëve nuk kanë prodhuar rezultate të dëshirueshme.

Për shkak të mungesës së progresit në dialog, gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq vlerëson se evropianët nuk janë në gjendje të ndërmjetësojnë këtë proces pa një përfshirje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra po e shohim qartë se evropianët nuk po arrijnë ta ndërmjetësojnë këtë proces të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Pa një përfshirje më të madha nga diplomatët e fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky proces do të vazhdojë të jetë i ngrirë. Në Serbi kemi një regjim autokratik ndërsa në anën tjetër kryeministri Albin Kurti është shumë kokëfortë për bindjet e tij. Ka shumë pak shpresë për të ardhmen e këtij procesi nëse vazhdohet me qasjen e njëjtë”, thotë gazetari Kërstiq.

Në anën tjetër, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, vlerëson se dialogu është në vdekje klinike.

Ai e sheh ndërmjetësin Miroslav Lajçak dhe shefin e tij Josep Borrell, si fajtorët kryesor për këtë situatë.

“Ta themi të vërtetën dialogu ka hyrë në fazën e vdekjes klinike. Ndërmjetësit Miroslav Lajçak, po t’i vazhdohet edhe 10 vjet të tjera mandati nuk do të arrijë sukses sepse ai së bashku me shefin e tij Josep Borrell e kanë sjellë dialogun në këtë pikë.  Natyrisht ata i kanë mbështetur edhe një grup shtetesh të cilat anojnë nga Serbia” , është shprehur Ramabaja.

Kërstiq dhe Ramabaja kanë komentuar edhe deklaratat e krerëve shtetëror të Kosovës, që thonë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën.

“Jo s’ka rrezik për luftë sepse Vuçiq e di se ku i ka limitet, Kurti po e përmend luftën vetëm për konsum të brendshëm politik”, ka vlerësuar gazetari nga Beogradi.

Mirëpo ndryshe mendon Ramabaja.

“Beogradi ka objektiva dhe qëllime politike për aneksimin e veriut të Kosovës dhe rikthimin e ushtrisë serbe këtu”, shprehet ai.

Vetëm disa ditë më parë, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, deklaroi se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Tags: BEdialogu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Radoiçiqin e shporrëm prej Kosove, do t’i çrrënjosim edhe mbetjet e tij

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike, besoj se krerët do të kthehen në shtëpi

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Vetura godet dy persona në Pejë, dërgohen për tretman mjekësor

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Kurti, senatorëve amerikanë ia kërkon dorëzimin e Radoiçiqit, nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiqit

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën