TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AGK: Thellësisht të shqetësuar me presionet politike në RTK

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka kërkuar nga bordi i RTK-së të shpjegojë nëse i nënshtrohet presionit politik në vendim –marrje dhe nëse detyrimi për largimin e drejtorit të RTK-së, Shkumbim Ahmetxhekaj është rezultat i këtij presioni.

Në një komunikatë për media AGK ka thënë se i ka ndjek me shqetësim zhvillimet në muajt e fundit në televizionin publik.

“Bordi i RTK-së, duhet të shpjegojë nëse i nënshtrohet presionit politik në vendim-marrjen e vet, dhe nëse detyrimi për largimin e Ahmetxhekajt, ka ardhur si pasojë e kësaj. Bordi aktual, që ka miratuar dorëheqjen e Ahmetxhekajt, më herët kishte emëruar në postin e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvallën, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Në reagim bëhet thirrje “për adresimin e duhur të ankesave për mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit në Radio Kosova 1”.

AGK-ja ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të sigurohet financimi i papenguar i RTK-së.

“Në vend të presionit politik nëpërmjet Bordit dhe përgjysmimit të buxhetit, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përkujdesen që të sigurojnë funksionimin e papenguar financiar të Transmetuesit Publik, dhe të gjejnë zgjidhje për pronën e saj. AGK-ja, e çmon rolin krucial që Transmetuesi Publik luan në funksionimin demokratik të vendit, si shtyllë e rëndësishme për lirinë e medies në Kosovë. Gazetarët, kameramanët dhe punëtorët e tjerë të RTK-së duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në interes të publikut, pa asnjë lloj presioni politik apo financiar”, thuhet tutje.
Ahmetxhekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për dorëheqje ka ardhur si rezultat i një presioni politik, dhe se nuk është akt dorëzimi i tij.
“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, ka shkruar Ahmetxhekaj.

Ai tutje ka shtuar se në këtë kontekst, qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik.

Ndërsa, në një komunikatë për media bordi i RTK-së ka thënë se me Ahmetxhekaj ka pas bashkëpunimin korrekt, por ka theksuar se kohëve të fundit kanë pasur mospajtime lidhur me rastin e drejtorit të radios Arsim Halili.

“Me z. Ahmetxhekaj Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK”, thuhet në komunikatë.

Bordi i RTK-së ka emëruar Zana Spahiu në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Tags: AGKRTK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Zhduken vajzë e djalë në Mitrovicë, prindërit raportojnë rastin në polici

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Hidhet një mjet shpërthyes në një oborr të një shtëpie në Vushtrri, s’ka të lënduar

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit në Graçanicë

Zhduket një femër në Pejë

Zhduken vajzë e djalë në Mitrovicë, prindërit raportojnë rastin në polici

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Hidhet një mjet shpërthyes në një oborr të një shtëpie në Vushtrri, s’ka të lënduar

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

SHBA-ja dhe Izraeli nisin sulmin ndaj Iranit, Trump thotë se janë duke u zhvilluar “operacione të mëdha luftarake”

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në Onkologji

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit në Graçanicë

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

“Lajçaku shpesh e ka luajtur rolin e avokatit të Serbisë”– Andin Hoti flet për prapaskenat e dialogut

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

​28 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën