TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE distancohet nga vizita e Orbanit në Moskë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE distancohet nga vizita e Orbanit në Moskë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë rritur distancimin e bllokut nga një vizitë befasuese e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi të premten.

Ai mbërriti në Moskë një javë pasi Budapesti e mori udhëheqjen gjashtëmujore të presidencës së BE-së dhe tri ditë pasi Orbani ia paraqiti Kievit një propozim për armëpushim.

Orbani dhe ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, mbërritën në Rusi të premten në mesditë, ku Orbani do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sipas raportimeve, përfshirë sipas një burimi nga Qeveria hungareze, i cili i tregoi Radios Evropa e Lirë për planet e tij për vizitë.

Zëdhënësi i Orbanit e shpërndau një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet Orbani në tepihun e kuq në Moskë. “Misioni i paqes vazhdon. Ndalesa e dytë: Moska”, shkroi ai.

Szijjarto e postoi një fotografi të veten duke zbritur nga avionin i Forcës Ajrore hungareze dhe shkroi: “Mbërritëm në Moskë. Një hap tjetër për paqe!”

Një zyrtar i BE-së i tha REL-it se Orbani nuk e njoftoi Brukselin për asnjë vizitë të planifikuar në Moskë, ndërsa Zyra e tij nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha në një komunikatë të premten se “kryeministri Viktor Orban nuk ka marrë mandat nga Këshilli i BE-së për ta vizituar Moskën”.

Pak para se të udhëtonte për Moskë, Orban tha se nuk është në pozitë për të udhëhequr bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Trump thotë se SHBA duhet të ndërmarrë një “mision” në Iran për të kapur materialet bërthamore

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Moska pezullon fluturimet dhe ndërpret sinjalet celulare në prag të paradës së Ditës së Fitores

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron thotë se presidenti iranian i ka kërkuar të zhvillojë bisedë me të

Donald Trump thotë se Papa Leo po “rrezikon katolikët”

Donald Trump thotë se Papa Leo po “rrezikon katolikët”

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Përçarje ndërmjet Përparim Ramës e LDK-së, çfarë veprime do të ndërmarrë kryesia e partisë?

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Vritet 30 vjeçari me thikë në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici.

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës hap dyert, por Vjosa Osmani hesht për marrëveshjen

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Abdixhiku: LDK s’ka marrëveshje me PDK-në për Prishtinën

Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?

Haxhiu sot mban konferencë për media

SHBA njeh AKA-në si autoritet akreditues, Haxhiu e cilëson këtë një arritje të madhe për arsimin e lartë

Lumir Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Lumir Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën