Policia e Kosovës në veri, është duke intervistuar dy persona të nacion alitetit serb, të cilët dyshohen për vendosjen e kamerave ilegale, në ndërtesën afër shkollës “Teknike” në Lagjen e Boshnjakëve.
Sipas burimeve të televizionit, këto kamera ilegale të cilat ishin të kamufluara në një kondicioner, kanë vëzhguar çdo lëvizje të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thëne për Teve1 se intervistimi për dy personat është duke vazhduar.
Kamerat e sekuestruara tashmë nga Policia e Kosovës, kanë qenë të nivelit të lartë të rezolucionit.