TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tkurret popullsia e Shqipërisë, për 10 vjet ka 400 mijë banorë më pak

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Tkurret popullsia e Shqipërisë, për 10 vjet ka 400 mijë banorë më pak

2.402.113 banorë jetojnë në Shqipëri, sipas rezultateve të Censit 2023.

Në krahasim me të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, ku popullsia ishte 2,831,741 banorë, rezulton se Shqipëria është tkurrur me 420 mijë shqiptarë.

Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censi i vitit 2001 ishte 3,069,275.

Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli, censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga 1 082 529 banesa të zakonshme, 11% e tyre rezultojnë bosh.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike të popullsisë.

Në mënyrë të ngjashme, Censi i banesave ofron numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend në njësinë më të vogël gjeografike, së bashku me informacionin mbi një numër të zgjedhur të karakteristikave të banesave. /topchannel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani dhe Hezbollahu kushtëzojnë paqen me tërheqjen e Izraelit nga Libani

Irani dhe Hezbollahu kushtëzojnë paqen me tërheqjen e Izraelit nga Libani

Protestat në Shqipëri në fokusin e mediave botërore si përplasje për mjedisin dhe transparencën

Protestat në Shqipëri në fokusin e mediave botërore si përplasje për mjedisin dhe transparencën

Protesta për Zvërnecin, Kuvendi i Shqipërisë përfshihet në debate

Protesta për Zvërnecin, Kuvendi i Shqipërisë përfshihet në debate

Presidenti libanez zbulon kornizën e armëpushimit me Izraelin

Presidenti libanez zbulon kornizën e armëpushimit me Izraelin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve

Basha dhe Malaj diskutojnë për projektet infrastrukturore Kosovë-Shqipëri

Basha dhe Malaj diskutojnë për projektet infrastrukturore Kosovë-Shqipëri

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK: Gazi amerikan është çështje e sigurisë kombëtare, do ta sjellim në Kosovë

Hamza: Kosova në krizë energjetike, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë më qytete pa rrymë

​Hamza ripërsërit zotimin: Si Kryeministër i ardhshëm do ta lidh Kosovën me gazin amerikan

Emisioni “Ditari” 04.06.2026

Emisioni “Ditari” 04.06.2026

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Qeveria e ardhshme duhet t’i rikthehet urgjentisht projektit të gazit amerikan

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të ftuar për masakrën e Reçakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën