Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Vendimi është marrë të mërkurën në një mbledhje elektronike të mbajtur nga Qeveria.
Arsyeja e ndarjes së këtyre mjeteve sipas Qeverisë është bërë për të mbështetur aktivitetet lobuese të përfaqësueseve të Luginës së Preshevës gjatë një vizite që do të zhvillojnë në Gjermani.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 10,270.00 € si mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës në Republikën Federative të Gjermanisë këtë muaj”, thuhet në komunikatën e Qeverisë./teve1.info/