TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani: Integrimi i rajonit në BE, thelbësor për stabilitetin e Evropës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hasani: Integrimi i rajonit në BE, thelbësor për stabilitetin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë.

Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha kryediplomati shqiptar Hasani.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do të hapë mundësi të reja për rritje ekonomike.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi. Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”, ka thënë ai.

Hasani u shpreh se procesi integrues duhet të jetë efikas dhe i besueshëm dhe se çdo gjë më pak do të thoshte kthim pas në kohë dhe përpjekje.

“Ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona ndërsa kryesuam OSBE-në dhe shërbyem në Këshillin e Sigurimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shohim zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor jo thjesht një zgjerim të kufijve të Unionit, por një hap thelbësor drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të begatë dhe kohezive”, nënvizoi ai.

Hasani ishte pjesë e panelit “Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tij për të ardhmen e Evropës”, bashkë me kryeministrin serb Milos Vucevic, ish-kryeministrat grek e maqedonas Papandreu dhe Bučkovski./tvklan/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje

Grabitje në Rahovec – rojen e lidhin për një pemë, të dyshuarit arratisen

​Grabitje me armë në Prishtinë, pesë persona plaçkiten brenda banesës

Abdixhiku pas mbështetjes së delegatëve: Mirënjohje për të gjithë, edhe për ata që menduan ndryshe

Abdixhiku pas mbështetjes së delegatëve: Mirënjohje për të gjithë, edhe për ata që menduan ndryshe

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

​Organizata terroriste “Severna Brigada” rikthehet me kërcënime ndaj zyrtarëve, Policia nis hetimet

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Një i mitur arrestohet në Prishtinë, dyshohet se e theri me thikë një person

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Falsifikuan dokumente për toka me vlerë 1.5 milionë euro, detaje nga arrestimi i tre personave

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Të shtëna në dy ahengje familjare në Shtime, policia sekuestron dy armë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën