Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se roli i ShBA-së është jetik për paqe dhe siguri.
Kjo ka qenë edhe tema që ka diskutuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.
“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit për Ukrainën i mbajtur në Zvicër./teve1.info/