TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putini premton armëpushim, nëse Ukraina tërhiqet nga zonat e okupuara

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Putini premton armëpushim, nëse Ukraina tërhiqet nga zonat e okupuara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajonet e aneksuara nga Moska më 2022 dhe të heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.

Një marrëveshje e tillë duket e pamundur për Kievin, i cili dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia t’i tërheqë trupat nga i gjithë territori ukrainas. Ukraina nuk e ka komentuar ende propozimin e Putinit.

“Ne do ta bëjmë menjëherë”, tha Putin gjatë një fjalimi në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë.

Ai i bëri këto komente në një kohë kur liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës u takuan në Itali dhe në prag të samitit për paqe në Zvicër, ku dhjetëra liderë nga e gjithë bota – përjashtuar Moskën – do të marrin pjesë këtë fundjavë për të diskutuar për hapat e parë drejt paqes në Ukrainë.

Putini tha se propozimi i tij synon arritjen e një “zgjidhjeje përfundimtare” për konfliktin në Ukrainë dhe theksoi se Kremlini është “i gatshëm për t’i nisur bisedimet pa vonesa”.

Kërkesa të tjera për paqe që lideri rus i nënvizoi përfshijnë edhe statusin e vendit jobërthamor të Ukrainës, kufizime ndaj forcave të saj ushtarake dhe mbrojtjen e interesave të rusëve që jetojnë në Ukrainë.

Ai tha se të gjitha këto duhet të jenë pjesë e “marrëveshjeve thelbësore ndërkombëtare” dhe se Perëndimi duhet t’i heqë sanksionet kundër Rusisë, gjithashtu.

“Ne bëjmë thirrje të kthehet kjo faqe e historisë dhe të fillojmë rikthimin e unitetit, hap pas hapi, mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në Evropë në përgjithësi”, tha ai. /rel/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës

Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës

Begaj i kërkon Ekuadorit të shqyrtojë njohjen e Kosovës

Begaj i kërkon Ekuadorit të shqyrtojë njohjen e Kosovës

​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Ferizajasi dorëzon në Polici portofolin e gjetur me 160 euro

Gjeti 3,800 euro dhe i dorëzoi në Polici, paratë i kthehen pronarit në Gjakovë

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia konfiskon armë, municion dhe elektroshok në tri raste të ndara, një person dërgohet në mbajtje

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

24 aktakuza të ngritura në 24 orët e fundit

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një burrë gjendet pa shenja jete në Pejë, trupi dërgohet për obduksion

Ekstradohen nga Zvicrra për në  Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar, dyshohet për “Vjedhje të rëndë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën