TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Veterani britanik kthehet pas 25 vjetësh në Kosovë, ka dëshirë t’i takojë fëmijët që i shpëtoi në luftë

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Veterani britanik kthehet pas 25 vjetësh në Kosovë, ka dëshirë t’i takojë fëmijët që i shpëtoi në luftë

Stephen Richards nga Liverpooli para 25 vitesh bashkë me mijëra ushtarë britanikë kishin zbarkuar në Kosovë për ta parandaluar katastrofën humanitare.

E pas një çerek shekulli ai u rikthye në vendin që e kishte gjetur në vuajtje të llahtarshme.

Richards tregon se po përjeton shumë emocione shkaku i kujtimeve të dhimbshme që ka për Kosovën.

“Kjo është hera e parë që po kthehem pas 25 vitesh në Kosovë. E kam menduar të vija këtu gjatë vitit të kaluar por kisha hezitime. Të jem i sinqertë me ju me duket krejtësisht e pabesueshme se si paska ndryshuar vendi. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si po ndihem në këto momente, kam shumë kujtime nga ky vend”, tregoi veterani i ushtrisë britanike.

Richards rrëfen për momentin më të rëndë që ka përjetuar gjatë kohës sa ka qëndruar në Prishtinë.

Ai ishte i përfshirë në zbulimin e një qendre torture në zemër të Prishtinës.

“Kur erdha nga Kaçaniku në Prishtinë, detyra jonë ishte të patrullonim rrugëve dhe ta vëzhgonim situatën. Kam parë shumë mizori gjatë atyre ditëve në Prishtinë. Unë isha i përfshirë në gjetjen e një dhome torture në qendër të qytetit që kishte shërbyer si seli për policinë  serbe. Kemi parë gjëra të tmerrshme brenda, njerëzit ishin torturuar aty në forma të ndryshme. Kur i zbuluam ato dhoma të torturave, menjëherë i kemi informuar të tjerët”, tha ai.

Stephen Richards, tani 50 vjeçar, ka një dëshirë që kërkon t’i përmbushet.

“Dua shumë që t’i takoj atë fëmijë që i shpëtuam gjatë luftës, tani besoj se janë rritur shumë. Dua t’i shoh e të flas me ta për kujtimet e përbashkëta, kam shumë emocione. Kurrë nuk e kisha menduar që do të isha në këtë situatë kështu. Jam shumë krenar qe kemi arritur të kontribuojmë në çlirimin e Kosovës dhe ti shpëtojmë mijëra njerëz”.

Trupat britanike hynë për herë të parë në Kosovë me trupat e tjera të NATO-s më 12 qershor 1999 nën komandën e ish-gjeneralit, Sir Mike Jackson.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën