TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Laçi: Po përgatitemi shumë për EURO2024, nuk ka rëndësi sa minuta je në fushë, të gjithë të japin maksimumin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Laçi: Po përgatitemi shumë për EURO2024, nuk ka rëndësi sa minuta je në fushë, të gjithë të japin maksimumin

Për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Qazim Laçin skuadra është gati për të nisur rrugëtimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 dhe po përgatitet çdo ditë e më shumë për ndeshjet me Italinë, Kroacinë e Spanjën.

28-vjeçari shqiptar deklaroi në konferencën për mediet në prag të ndeshjes debutuese në EURO2024 ndaj Italisë, që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund se takimi i parë është i rëndësishëm për çdo skuadër si dhe është ndeshja me më shumë presion.

Teksa sa i përket konkurrencës mes reparteve, Laçi shtoi se është pozitive dhe se në fund edhe nëse luajnë titullar, por edhe nëse luajnë vetëm një minutë rëndësi ka që të japin maksimumin në çdo ndeshje.

Si keni punuar dhe a do luani nga minuta e parë? “Kemi punuar shumë mirë, organizimi është shumë i mirë nga stafi e federata. Kemi punuar shumë mirë dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Kush do të jetë titullar e vendos trajneri, të gjithë lojtarët janë gati e po punojnë shumë fortë, nëse luajmë nga minuta e parë apo luajmë vetëm një minutë nuk ka rëndësi, të gjithë jemi në dispozicion të trajnerit.

Përplasja mes mesfushave sepse si Italia ashtu edhe Shqipëria janë shumë mirë në këtë repart? “Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur u hodh shorti e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe janë shumë të motivuar dhe të fokusuar te kjo ndeshje dhe do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin.”

Sa do peshojë fati i Shqipërisë në ndeshjen e parë? “Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira për të gjitha ekipet si për ne edhe për Italinë. Ne kemi arritur me shumë meritë këtu, kemi punuar shumë dhe në kualifikuese kemi dhënë maksimumin. Kështu do vazhdojmë edhe më tej, jemi stërvitur shumë dhe atë do bëjmë edhe në ndeshje, ne duam të marrim maksimumi e pikëve në ndeshjen e parë.”

Konkurrenca në reparte mes lojtarëve a ndjehet në Kombëtare? “Është një konkurrencë shumë pozitive, të gjithë lojtarët janë të barabartë. Kombëtarja ka marrë lojtarët më të mirë, por ka shumë konkurrencë të madhe në çdo repart, por të gjithë do të japin maksimumin për Kombëtaren aty e kemi vëmendjen, që të ecim sa më lart.”

Me cilën nga tre skuadrat pret me më tepër dëshirë që të përballesh? “Të tre janë shumë të fortë, kanë cilësi dhe është shumë e vështirë të bësh një zgjedhje. Për mendimin e tij çdo ekip ka lojtarë me diferenca dhe tiparet e veta, rëndësi ka që të marrim çdo ndeshje me radhë dhe me shumë interes.”

Si ndjeheni para ndeshjes me Italinë? “Jemi gati, të gjithë lojtarët janë gati. Shyqyr nuk kemi pasur dëmtime kjo është kryesorja. Ndeshja e parë do jetë pak me stres, pasi dihet, por besoj dhe e di që të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar dhe kjo është pozitive për ne.”

A keni marrë këshilla nga lojtarët që kanë qenë në EURO 2016? “Nuk kanë thënë diçka specifike, por është e vërtetë që me eksperiencën që kanë na kanë ndihmuar shumë në stërvitje, për t’u përballur në ndeshjen me Italinë dhe në ndeshjet e tjera.”

Sa presion ka Shqipëria në këtë grup? “Në kualifikuese në kemi dhënë maksimumin, e mbaruam në vendin e parë sepse e merituam. Në Europian në ndeshjet që na presin ne do mbërrijmë me këmbë në tokë. E dimë që kemi kundërshtarë shumë të fortë, por ne do ta shijojmë dhe do japim maksimumin, pasi kjo fanellë vlen shumë.

Shqipëria është pjesë e Grupit B së bashku me Italinë, Kroacinë e Spanjën, me të cilat do të përballet respektivisht në datat 15 qershor, 19 qershor dhe 24 qershor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali ka një plan B nëse dështon afrimi i Rodrygos

Chelsea nis negociatat me Realin për Rodrygon

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Lewandowski mendon pensionimin

Sllovenia konfirmon mungesën e sulmuesit kundër Kosovës

Sllovenia konfirmon mungesën e sulmuesit kundër Kosovës

Dhjetë lojtarë në stërvitjen e parë të Kosovës

Dhjetë lojtarë në stërvitjen e parë të Kosovës

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën