Kombëtarja e Shqipërisë në futboll të hënën pasdite e ka zhvilluar stërvitjen e dytë në Gjermani. Hyrja ishte e lirë për tifozët dhe këtë e kanë shfrytëzuar qindra shqiptarë që jetojnë në Gjermani për të parë nga afër kuqezinjtë.
Ata nuk i kanë penguar as reshjet e vazhdueshme të shiut.
Kombëtarja po përgatitet për ndeshjen e parë të Evropianit që e luan të shtunën ndaj Italisë.