TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëria pritet ngrohtë në Gjermani

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria pritet ngrohtë në Gjermani

Kombëtarja e Shqipërisë është pritur shumë ngrohtë në Gjermani, ku udhëtoi të dielën mbrëma. Kombëtarja është vendosur në kompleksin “Kaiserau” në qytetin Kamen. Shqipëria është kombëtarja e parë që vendoset në Gjermani për Euro 2024 që fillon të premten.

Fëmijë të shumtë me flamuj kombëtarë kanë pritur lojtarët dhe drejtuesit e Shqipërisë me të dalë nga aeroplani i “Air Albani” në aeroportin e Dyseldorfit.

Qindra shqiptarë kanë pritur kuqezinjtë edhe në kompleksin ku do të jenë të vendosur gjatë Euro 2024. Edhe autoritetet lokale përgatitën një pritje për delegacionin e Shqipërisë. Janë bërë edhe fotografi me tifozët e shumtë shqiptarë.

Selektori Sylvinho të dielën e ka lënë ditë të lirë sa u takon stërvitjeve, ndërsa në mesditë në konferencë për shtyp doli mesfushori Ylber Ramadani.

Ramadani së bashku me Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajrami pritet të jenë tre mesfushorët startues të Shqipërisë në “Euro 2024”.

“Atmosfera është fantastike si gjithmonë. Ishte një pritje fantastike kur zbritëm nga avioni. Ndjesi e mrekullueshme”, ka thënë Ramadani.

Ai ka theksuar se konkurrenca brenda ekipit është e mirë. Ka theksuar se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të luftuar në fushë.

“Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqendruar të gjithë, nga i pari deri tek i fundit. Nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati”, ka shtuar Ramadani që po bën karrierë të suksesshme në Serie A.

Ai shquhet për punën e madhe që kryen në mesin e fushës.

Shqipëria të shtunën prej orës 21:00 luan ndaj Italisë në Dortmund. Italia është kampione në fuqi. Ramadani tashmë është përballur me shumicën e lojtarëve të Italisë dhe e di nivelin e “azurëve”.

“Është emocion i veçantë. Ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100 për qind dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Do të punoj që si me Kombëtaren ashtu edhe me klubin të arrij nivele më të lartë”, ka shtuar 28-vjeçari.

Shqipëria vlerësohet autsajdere e grupit B, ku janë edhe Spanja e Kroacia.

“Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse kjo na motivon. Në heshtje mund të thyejmë të gjithë”, ka theksuar Ylber Ramadani.

Më 3 qershor, kuqezinjtë fituan 3:0 ndaj Lihtenshtajnit në miqësore. Më 7 qershor fituan 3:1 ndaj Azerbajxhanit.

Deri të shtunën, Kombëtarja ka qëndruar në Austri, derisa miqësoret i luajti në Hungari. Javën e fundit para Evropianit do ta kalojë në Gjermani, ku përkrahjen pritet ta ketë të madhe. Kjo është dëshmuar me të arritur në tokën gjermane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Imeri: Propozimi i Haradinajt për president, veprimi më i zgjuar që do të bënte opozita

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

Gërxhaliu: Ngritja e tarifave të energjisë duket e pashmangshme, ditë të vështira për qytetarët

“InfoNata” 05.02.2026

“InfoNata” 05.02.2026

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën