TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund t’i bllokojë ZPS hetimet e Prokurorisë Specaiele për spiunazh ndaj Bedri Shabanit?

I dyshuari për spiunazh, Bedri Shabani, mund të “shpëtojë” nga hetimet për këtë vepër penale, nëse ZPS-ja e kërkon këtë nga organet e rendit në Kosovë. Kjo është mundësi ligjore, për të cilën ZPS-ja, nuk ka dashur ta komentojë. E në anën tjetër, fakti se njëri prej dëshmitarëve të ZPS-së, dyshohet për spiunazh, llogaritet si ndihmesë për kontestim të dëshmive.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
A mund t’i bllokojë ZPS hetimet e Prokurorisë Specaiele për spiunazh ndaj Bedri Shabanit?

Vet avokati i tij, njoftoi se është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Me këtë rast, procedura hetimore për spiunazh nga Prokuroria Speciale ndaj Bedri Shabanit, ka mundësi që të bllokohet.

Kjo mund të ndodhë, vetëm në rast se vjen si kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Prokuroria Speciale e Kosovës mund të vazhdojë me procedura hetimore dhe procedura të përgjithshme gjyqësore ndaj këtij personi, por në rast se Zyra e Prokurorit të Specializuar bën kërkesën tek Prokuroria Speciale të ndërprehen hetimet dhe veprimet hetimore ndaj këtij personi, atëherë në bazë të ligjit për Dhomat e Specializuara, Prokuroria Speciale është e obliguar që ta respektojë kërkesën e ZPS-së”, tha Astrit Kolaj nga IKD.

E këtë çështje nuk e ka komentuar ZPS-ja.

Edhe pse nuk dihet nëse Shabani ka dhënë dëshminë apo pritet që në ardhmen ta bëjë një gjë të tillë, fjalët e tij mund të kontestohen nga pala mbrojtëse.

“Avokatët mbrojtës mund të kontestojnë nëse ky dëshmitar ka dëshmuar, e nëse ky pritet të dëshmojë mund ta kontestojnë si dëshmitar të ardhshëm. Mirëpo, kjo është tërësisht kompetencë e trupit gjykues që të vlerësojnë se a do ta pranojë dëshminë e tij dhe besushmërinë e këtij dëshmitari”, tha Kolaj.

E pikërisht hetimet për spiunazh ndaj një dëshmitari të ZPS-së, po vlerësohet se do t’i ndihmojnë mbrojtjes në çështjen e saj.

“Zbulimi i këtij rasti do të ndikojë pozitivisht tek mbrojtja, pasi kemi të bëjmë më një përson i cili ka rekrutuar persona të tjerë për të dhënë dëshmi të rrejshme. Kështu që, gjetja dhe zbulimi i tij është ndihmesë e madhe për mbrojtjen që të diskreditohet një person i cili ka rektuar njerëz për të dhënë dëshmi të rrejshme”, tha avokati Kadri Osaj.

Aktualisht Bedri Shabani, bashkë me të dyshuarin tjetër për spiunazh, Muharrem Qerimi, janë në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

 

Tags: Bedri ShabaniProkuroria SpecialeZPS
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Komisonerë nga Juniku e Deçani po intervistohen me urdhër të Prokurorisë

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohen mbi 11 mijë euro

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 19 persona, ndalohet evakuimi i pacientëve përmes Rafahut

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Bleona Mata gjallë?“Dëgjohej duke qarë”, zbulohen rrëmbyesit/”Epstein”fshihen mijëra dosje / MESDITË

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Duele interesante në Prizren e Mitrovicë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku që nga viti 2000 në Kosovë

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

LDK del nga koalicioni me LVV-në, thotë se Peci nuk respektoi marrëveshjen për bashkëqeverisje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën