TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tensione në protestën e opozitës dhe seancën parlamentare në Shqipëri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Tensione në protestën e opozitës dhe seancën parlamentare në Shqipëri

Në Shqipëri është mbajtur një protestë me thirrjen e përfaqësuesve të opozitës me sloganin “protesto kundër narkoshtetit”, ndërkohë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partisë opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), para selisë së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në kohën që zhvillohej seanca parlamentare, me kërkesën për “dorëheqje të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike”.

Disa nga protestuesit kanë djegur goma, kanë hedhur tymuese dhe sende të tjera ndaj forcave të policisë, ndërkohë kanë tentuar edhe të çajnë koordinon policor, duke u përplasur me policinë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas tensioneve në seancën parlamentare iu drejtua protestuesve, ku theksoi se Shqipëria ka nevojë që të gjejë paqe dhe ka nevojë për normalitet.

Noka u shpreh se Shqipëria që të gjejë paqe do duhet të ketë qeveri teknike dhe duhet të ketë në krye sipas tij përfaqësues të denjë të vullnetit të shqiptarëve.

“Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike. Është betejë e pandalshme dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund. Qeveria teknike do t’i japë zgjidhje Shqipërisë dhe do t’i japë paqen e merituar këtij populli dhe këtij vendi. Ky është zotimi ynë, ky është misioni ynë dhe ne nuk do të ndalemi”, tha Noka.

Protesta sipas organizatorëve mbahet pas publikimeve në mediat italiane të shkrimeve dhe emisioneve sipas tyre “për lidhjen e shtetit shqiptar me krimin e organizuar” dhe me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe krijimit të një qeveri teknike.

– Tensione edhe në seancën parlamentare

Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të diskutohet për disa projektligje u ndërpre disa herë për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, pasi sipas tyre po kërkojnë të drejtat e tyre.

Tensionet dhe debatet vazhduan për disa minuta, pasi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, nuk ka pranuar kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e grupit të PD-së, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pasi sipas saj duhet një vendim i partisë për rastin në fjalë.

Aktualisht nga Kuvendi i Shqipërisë Berisha njihet zyrtarisht si deputet jashtë grupeve parlamentare, për shkak të përplasjeve të fundit brenda Partisë Demokratike.

Deputetët e PD-së kanë theksuar në fjalën e tyre se kryeparlamentarja Nikolla nuk ka asnjë atribut që të ndërhyjë në vendimet e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ndërkohë, pas bllokimit të foltores Nikolla përjashtoi nga punimet e seancës së sotme parlamentare deputetin e PD-së, Flamur Noka.

Deputetët opozitarë nga Partia Demokratike, në vazhdën e protestës jashtë sallës së seancave plenare kanë bllokuar vijimin e diskutimeve për projektligjet, pasi sipas tyre parlamenti është “parlament i narko shtetit”, ndërsa më pas seanca i është rikthyer diskutimeve për projektligjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Tash kemi hapa konkretë, këto përgjegjësi duhet t’i çojmë deri në fund

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje të Kosovës përfituan nga pakoja e mbështetjes për energji

Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje të Kosovës përfituan nga pakoja e mbështetjes për energji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën