TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hoti: Biseda mes Kusarit e Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Hoti: Me këtë buxhet të FSK-së largohen kuadrot, s’mbahet as stoku aktual i armatimit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiqi janë bërë me dijeninë dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoti ka thënë se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë.

“Me shqetësim edhe për nga përmbajtja e këtyre bisedave, por edhe për mënyrën se si është qas mazhoranca atyre përgjimeve. Në kohën kur është bërë ajo bisedë, ai person ka qenë i ndjekur sipas ligjit, pra është biseduar me një person që është në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Bisedat që janë bërë me atë person, nuk janë me një zyrtar të thjeshtë ose të një qytetari privat, janë të shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës në Kuvend, dhe nuk ka si të interpretohet ndryshe, sepse Kusari-Lila, si shefe e grupit parlamentar të mazhorancës vepron dhe koordinon agjendën legjislative në emër të kryeministrit. Pra, ajo atë bisedë nuk ka logjikë ta ketë bërë pa dijeninë paraprake të kryeministrit, dhe pa informuar pas bisedës atë, nuk ka si të kuptohet ndryshe. Por duke parë mënyrën si i kanë menaxhuar këta njerëz proceset, nuk pret reagim tjetër prej këtyre”, deklaroi Hoti.

Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime.

“Nëse kryeministri ka një fije integriteti, dhe beson se përgjimet janë të montuara, duhet të kërkojë nga prokuroria që të angazhohet për të ndjekë personat që po montojnë këto. Ndryshe, mbesin fjalë vetëm për publikun pa asnjë mbulesë”, thotë Hoti.

Në anën tjetër, deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqjeje, pasi, sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund.

“Duket që nuk ka disponim politik për të shpërndarë Kuvendin. Më vjen keq edhe për mënyrën si interpretohet shpërndarja e Kuvendit, duke e fut në lojë edhe opozitën në këtë aspekt. Në momentin që kryeministri rreth dy muajve ka dalë publikisht dhe ka thënë që është i gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojë vendi në zgjedhje, ai praktikisht ka dhënë dorëheqje, është dorëzuar në një mënyrë, nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Tash një person që ka integritet politik për fjalën e dhënë karshi publikut, do duhej të jepte dorëheqje, dhe ta pranonte përgjegjësinë për dështimin në proceset kapitale që po shkon vendi. E vërteta e kësaj është se kryeministri efektivisht ka dhënë dorëheqje, ai duhet ta materializojë këtë përmes aktit të dorëheqjes, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Ndryshe, në vjeshtë futemi në afate të rregullta kohore për zgjedhje”, thotë Hoti në fund. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Arrihet marrëveshja VV– LDK – Bekim Sejdiu, kandidat konsensual i propozuar për President

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Bekim Sejdiu – Ish-gjyqtari i Kushtetueses që synon të bëhet President

Ibrahimi: Komunat protestojnë nesër, kërkesat tona po neglizhohen nga niveli qendror

Ibrahimi: Komunat protestojnë nesër, kërkesat tona po neglizhohen nga niveli qendror

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Sekuestrohen pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer

Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën