TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të detyrës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë aktakuza është ngritur ndaj I.G menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kuadër të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri B.R., si zyrtar i lartë për personel i KËSAJ njësie.

Ata akuzohen se u kanë mundësuar aplikimin e më pas edhe punësimin disa kandidatëve për mjekë të përgjithshëm në QKMF-në e Prizrenit pa i plotësuar kushtet.

“Sipas aktakuzës, me datë 04.04.2022 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë – i pandehuri I.G., si menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kuadër të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri B.R., si zyrtar i lartë për personel i Njësisë në fjalë – njëkohësisht duke qenë edhe si anëtarë të komisionit rekrutues lidhur me konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit me datë 03.03.2022 – të publikuar me datë 04.04.2022 – për rekrutimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF-të, e Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që personi tjetër të përfitojë dobi pasurore, apo me qëllim që t’i shkaktojnë dëm ose edhe t’ua shkelin të drejtat personave të tjerë – kandidatëve të tjerë konkurues, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit të dosjeve të aplikimit të kandidatëve konkurues në konkursin në fjalë, qëllimisht neglizhojnë kushtin e licencës së punës të paraparë si njërin nga kriteret bazike sipas konkursit në fjalë, ashtu që edhe pse kandidatët konkurrues A.N., B.M., A.G., dhe V.M., nga momenti i aplikimit e deri në mbylljen e afatit të konkursit, nuk ishin të pajisur me licencë të punës, të njëjtit megjithatë ia aprovojnë dosjen e aplikimit si të rregullt, ashtu që në kundërshtim me kushtet paraprake të konkursit, i mundësojnë kandidatëve në fjalë të marin pjesë në test me shkrim dhe me gojë, si dhe të përzgjidhen si kandidatët fitues të vendit të punës si mjek, sipas Vendimit të marrë nga Komisioni Përzgjedhësm të datës 19.07.2022, e që më pas vërtetohet se kandidati A.N., është pajisur me licencë të punës 10 ditë pas mbylljes së afatit të konkursit në fjalë, përkatësisht me datë 21.04.2022”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mënyrë, të pandehurit I.G., dhe B.R., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën