TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prona iu shpronësua për ndërtim të poligonit ushtarak, pronari ankohet në gjykatë

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Prona iu shpronësua për ndërtim të poligonit ushtarak, pronari ankohet në gjykatë

Shtëpinë e ka brenda zonës ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E toka që sot shfrytëzohet si poligon ushtarak, Mehmet Meta thotë se i ka takuar atij.

Madje banori i fshatit Babaj i Bokës në Gjakovë tregon se edhe mali iu shpronësua.

Por, Meta nuk është i kënaqur me mënyrën e shpronësimit, andaj kërkon të rishikohet i tërë ky proces.

Prandaj ai kërkoi përmes Gjykatës ndaljen e ndërprerjen e shpronësimit.

“Shpronësu tokën na kanë, bile bash mu, unë jam në gjykatë me ta. Që nuk pranoj pra qysh ma kanë marrë tokën ata, nuk pranoj me dhanë qashtu dhe nuk di, prandaj as paret. Derisa të merr përfundimi që nuk ka ku me shku ma anej. Në gjyq jam me ta se 22 tokë m’i kanë shpenzu, ujt e kem, bash për tyrbe ujt, që është vlera më e madhja që është ujt e pijshëm, e i kam qitë n’gjykatë mos me na marrë ujt”, thotë ai për Tëvë1.

I njëjti kërkoi caktimin e masës së sigurisë.

Kjo për të ndaluar kryerjen e çdo aktiviteti në këtë zonë dhe shfrytëzimin e parcelave deri në zgjidhjen gjyqësore të kësaj çështjeje.

Por nga Gjykata Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ky propozim është hedhur poshtë.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, me datën 27 dhjetor 2023, me aktvendim e ka refuzuar si të pa bazuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë, i paraqitur nga propozuesit përmes përfaqësuesit të tyre, me arsyetimin se propozuesit nuk e kanë bërë të besueshëm ekzistimin e të drejtës së tyre subjektive siç parashihet me nenin 297 paragrafi 1, pika a) dhe kanë dështuar të provojnë plotësimin e kushtit të dytë që ka të bëjë me rrezikun siç parashihet me nenin 297 paragrafi 1, pika b) të Ligjit të Procedurës Kontestimore”, thuhet nga gjykata.

Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, për refuzimin e masës së sigurisë, Mehmet Meta ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës, e cila poashtu ka refuzuar ankesën e tij.

E ankesa sipas Gjykatës ka të bëjë me rivlerësimin e 24 paluajtshmërive të shpronësuara, ndërsa ndaj 4 paluajtshmërive të tjera është kërkuar ndalja-ndërprerja e shpronësimi.

Qeveria e Kosovës ka shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme të pronarëve dhe zotuesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ‘’Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së në zonat kadastrale të Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës.

Në lidhje me ankesën konkrete të Metës, televizioni ka kërkuar sqarime nga ekzekutivi por që deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Tags: poligoni ushtarakshpronesimi i prones
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

“Mobileje, inventar shtëpiak..”  Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte  dhe vëllimore

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla fajëson opozitën për bllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit

Therret me thikë një person në Prishtinë

Gjilan, një punëtor pëson lëndime të rënda pas rënies nga një lartësi gjatë punës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën