TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familjarët thotë se Tefik Mustafa i arrestuar në Serbi, nuk ishte pjesë e UÇK-së

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Familjarët thotë se Tefik Mustafa i arrestuar në Serbi, nuk ishte pjesë e UÇK-së

Foto-Ilustrim

Të shtunën Tefik Mustafa, derisa ishte duke udhëtuar me autobus për në njërin prej vendeve të Evropës, u arrestua nga policia serbe nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

“Sot pasdite, në pikën administrative të kalimit në Merdare, u arrestua një person, i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë dhe Dukagjin. Fjala është për Tefik Mustafën, i cili, si pjesëtar i UÇK-së, përmendet në deklaratat e dëshmitarëve si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, që ka ndodhur më 19 qershor 1999 në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, te vendi Labanj, pas së cilës atyre u humbën të gjitha gjurmët. Personi do t’i dorëzohet Prokurorisë për Krime Lufte”, ka thënë ministri serb Daçiq.

Për këtë rast, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se Serbisë “me gjasë po i duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Serbi.

E Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi lirimin e menjëhershëm të Mustafës duke e dënuar ashpër këtë veprim të Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë, thuhet nga MPJD.

Lidhur me ketë rast Tëvë1 ka kontaktuar edhe me djalin e Tefik Mustafës, Qamilin, i cili tregoi se kanë biseduar dy herë me prindin.

“Prindi dy herë u lajmërua, njëherë prej Kurshumilisë ku ka qenë i arrestuam e ka telefonu vëllaun veç e ka njoftu që është i arrestuar, pastaj prej atij momenti deri ne ora 1 e 30 të natës saktësisht s’pe di orën e saktë e ka telefoni prej hetueseve, nga Kurshumlia janë duke më përcjell për Beograd, për momentin jena në rrugë e sipër thotë kanë mem que në Beograd, vëllau e ka pyet a je mirë me shëndet, e kanë shti me fol serbisht, ka thënë ai.

Arrestimi i të atit ishte befasi për të, pasi Mustafa thotë që babi i tij, në kohën për të cilën autoritetet serbe po pretendojnë se është bërë krimi ka qenë jashtë vendit.

“Jo nuk ka qenë, baba ka shkua për migrim në vitin 1997, 24 gusht 1997 ka dal për në Gjermani. Prej 1997 deri në vitin 2004 nuk ka mujt me ardhë në Kosovë. Jo nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Unë e shoh si me kanë naj qasje politike, si me ba të madhe këtë far pune, ai nuk ka të bëjë absolut me rastin që ata po pretendojnë, absolut nuk ka qenë në atë periudhë që akuzohet, ska të bëj me neve kjo farë punë. Ka udhëtu disa herë për Serbi por tash kohën e fundit ka udhëtu përmes bregdetit të Shqipërisë, këtë problem nuk e ka pas asnjëhereë, se ska pas pse me u frikësu se nuk ka qenë i akuzum, tregon Qamil Mustafa.

Ndërkohë, më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj.

Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Kuqezinjtë grumbullohen në Spanjë

Shoqata e Shtypit të Huaj reagon pas vrasjes së gazetarëve në Gaza

Shoqata e Shtypit të Huaj dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj gazetarëve në Bregun Perëndimor

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën