TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët në veri nuk mirëpresin rezolutën për Srebrenicën

Qytetarët serb në veriun e vendit nuk e mirëpresin rezolutën për Srebrenicën e cila u miratua me sukses në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Disa prej tyre thonë se nuk ka pasur gjenocid ndaj myslimanëve boshnjak në Srebrenicë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Serbët në veri nuk mirëpresin rezolutën për Srebrenicën

Mitin që Serbia s’ka gisht në atë çfarë ndodhi në Srebrenicë e rrëzoi rezoluta e Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, bindja e disa serbëve në Kosovë për këtë çështje nuk ka ndryshuar.

Ata vazhdojnë të insistojnë se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid ndaj myslimanëve boshnjak.

“Jo, nuk është bërë gjenocid, pasi myslimanët kanë bërë gjenocid ndaj serbëve”, shprehet qytetari Bojan Milenkoviq,

E ka prej tyre që nuk duan të dinë fare për të kaluarën.

Vaso Millojeviq i cili jeton në Mitrovicën e Veriut, thotë se nuk e di që në Srebrenicë është kryer gjenocid nga ushtria serbe.

“Të them të drejtën nuk e di. Nuk do të doja të inkuadrohesha në diçka që nuk e di. Unë jam një njeri plak dhe po synoj që jetën që më ka mbetur ta kaloj sa më mirë dhe fëmijëve e nipave t’u ndihmoj. Të gjitha tjerat për Srebrenicën lë të mendojnë politikanët, shprehet ai.

E disa prej qytetarëve nuk duan të japin mendim për këtë çështje.

“Nuk do të doja të flisja, më falni. Nuk do të doja të flas për këtë. Nuk dua, nuk dua të flas fare për politikë dhe për këtë çështje”, shprehet Milorad Illiq.

Ndërkaq për një boshnjake të Kosovës rezoluta për Srebrenicën ishte vendimi i duhur.

“Mendoj se ka pasur gjenocid në Srebernice dhe plotësisht e kanë deklaruar ashtu si duhet”, thotë Berzada Betkoviq.

Rezoluta, e bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, kaloi me 84 vota, ndërkaq 19 shtete dolën kundër.

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si
gjenocid në vitin 2007, por Serbia refuzon ta pranojë një gjë të tillë.

Tags: Rezoluta për Srebrenicenserbet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron Erdoganin

Osmani falënderon Turqinë për sistemin anti-tank OMTAS

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përfundon numëri i votave me kusht, LVV merr mbi 50%

Pozhari: Osmani duhet të kthehet në LDK, vendit i duhet opozita

Pozhari: Osmani duhet të kthehet në LDK, vendit i duhet opozita

Maloku: PDK e LDK nuk e kanë obligim t’i japin votë LVV-së pa marrëveshje

Maloku: PDK e LDK nuk e kanë obligim t’i japin votë LVV-së pa marrëveshje

Osmani uron Erdoganin

Osmani falënderon Turqinë për sistemin anti-tank OMTAS

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përfundon numëri i votave me kusht, LVV merr mbi 50%

Zhegrova luan pak në fitoren kundër Aro Muriqit, Juve bindshëm ndaj Sassuolos

Zhegrova luan pak në fitoren kundër Aro Muriqit, Juve bindshëm ndaj Sassuolos

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Pozhari: Osmani duhet të kthehet në LDK, vendit i duhet opozita

Pozhari: Osmani duhet të kthehet në LDK, vendit i duhet opozita

Bregu i Fildishtë kalon Burkina Fason, kompletohen çerekfinalet në Kupën e Afrikës

Bregu i Fildishtë kalon Burkina Fason, kompletohen çerekfinalet në Kupën e Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën