TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”

Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Sërpska (RS), i njohur në publik si ligji për “agjentët e huaj”, është tërhequr nga debati në Asamblenë Kombëtare të RS-së të martën vonë.

Legjislacioni parashikonte mbikëqyrje të veçantë dhe mundësinë e ndalimit të punës për organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalimin e aktiviteteve politike, nevojën për regjistrim shtesë dhe dorëzimin e raporteve financiare.

Ai përkufizonte si “agjentë të ndikimit të huaj” organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike, ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska – entitetit të Bosnje e Hercegovinës.

Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq me kërkesë të Qeverisë së RS-së dhe vendimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i RS-së, Millosh Bukejlloviq.

Nuk janë dhënë hollësi për arsyet e tërheqjes së këtij ligji.

Projektligji u fut në rendin e ditës në fillim të seancës së Kuvendit të RS-së më 22 maj, pavarësisht thirrjes me shkrim nga 46 organizata joqeveritare drejtuar deputetëve që të mos e votonin atë.

Në të njëjtën ditë u mbajt një shfaqje me titullin “vdekje demokracisë”, gjatë së cilës përfaqësues të organizatave joqeveritare u përpoqën ta vënë në pah dëmin që do ta shkaktonte miratimi i projektligjit për “agjentët e huaj”.

Në një letër më 20 maj, Misioni i OSBE-së paralajmëroi gjithashtu se ligji për “agjentët e huaj” është në kundërshtim me kushtetutat e RS-së dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe në shpërputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit për t’i respektuar të drejtat e njeriut.

Në seancën e 23 majit, Qeveria e RS-së e shqyrtoi një “propozim të opinionit” për ligjin për “agjentët e huaj”, por nuk dha hollësi pas seancës.

Këtë ligj e paraqiti më 2022 Millorad Dodik, presidenti prorus i Republikës Sërpska dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), i cili është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për veprime antikushtetuese.

Kuvendi Kombëtar i Republikës Sërpska miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar, i cili u prit me një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare.

Hulumtimi i Radio Evropa e Lirë gjeti se ky ligj kishte ngjashmëri me ligjin rus për agjentët e huaj nga viti 2012.

Ambasada amerikane ka thënë më parë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj është “represiv dhe jodemokratik”, dhe se, nëse zbatohet, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, sepse vetë ligji, siç thuhet nga OHR, “ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Samiti në Malin e Zi, Rama takim me homologun holandez, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

Samiti në Malin e Zi, Rama takim me homologun holandez, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?

MPJD thotë se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e Mesme

MPJD njofton hapjen e vendvotimeve në ambasada dhe konsullata për diasporën

Vodhën para në një shtëpi në Mitrovicë, arrestohen tre të mitur

Tre të mitur grabisin një lokal në Prishtinë, lëndohet punëtorja

Zhduket një femër në Pejë

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Rruga “Fehmi Agani” mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve në ndriçimin publik “Smart”

Rruga “Fehmi Agani” mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve në ndriçimin publik “Smart”

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën