Për shkak të agresionit rus në Ukrainë tashmë shumë shtete perendimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, përkundër kësaj Kina ka kundërshtuar t’i bashkohet kësaj nisme.
Në një adresim në forum rajonal ekonomik, Xi ka thënë se Kina është kundër taktikave të presionit ekstrem dhe sipas tij ndërprerja e furnizimeve nuk do të funksionojë.
Presidenti kinez ka dënuar atë që e ka quajtur “mentalitet të luftës së ftohtë”, unilaterizëm dhe hegjemonizëm – fjalë që Kina shpesh i përdorë për ta kritikuar politikën e SHBA-së.