TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të hënën për një vizitë në Madrid, ku pritet ta nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me Spanjën.

Ai u mirëprit në aeroport nga Mbreti Felipe VI i Spanjës, sipas një videoje të postuar në faqen e presidentit ukrainas në Facebook.

Zelensky do të mbajë takim me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, para nënshkrimit të marrëveshjes për sigurinë, raportojnë mediat spanjolle.

Gazeta spanjolle El Pais raportoi se Madridi synon t’i dërgoj Ukrainës raketa për kundërajrorin Patriot dhe tanke Leopard, përmes një pakoje armësh në vlerë 1.4 miliard dollarë.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë ndihmë për ta forcuar mbrojtjen ajrore muajt e fundit, shkruan REL. Ukraina është duke u përballur me sulme të pareshtura ruse në rajonin e saj lindor, Harkiv, ku forcat ruse e kanë nisur një ofensivë të re.

Së paku 14 njerëz u vranë nga bombardimet ruse në një qendër tregtare në Harkiv në fundjavë. Dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare të mbushur me vizitorë.

Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë më 21 maj.

Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Tags: Pedro Sanchezspanjevolodymyr zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

Rama: Shqipëria anëtare e Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s

Rama: Shqipëria anëtare e Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

KQZ përcakton numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përcakton numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën