Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gitanas Nauseda për rizgjedhjen president i Lituanisë.
Në urimin e saj, Osmani ka thënë se pret që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe avancimin në rrugën euroatlantike.
“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar presidentja në X.
Presidentin e rizgjedhur të Lituanisë e ka uruar edhe Bajram Begaj president i Shqipërisë./teve1.info/