Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy motorë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai..
Krasniqi ka bërë të ditur se njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë.