TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë konsiderohet si parandalim ndaj konflikteve të mundshme

Gjatë kësaj jave në Kosovë kanë ardhur dy kontingjente të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. E kjo po mirëpritet nga ish-ushtarakët të cilët vlerësojnë se një gjë e tillë po bëhet për shkak të parandalimit të konflikti të mundshëm.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë konsiderohet si parandalim ndaj konflikteve të mundshme

Situata e sigurisë në Kosovë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, po konsiderohet ende e brishtë.

Kjo duket se ka bërë që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, të shtojë prezencën e saj në gjithë vendin.

Vetëm gjatë kësaj jave, në Kosovë arritën dy kontingjente të trupave të KFOR-it gjerman dhe ata të Kroacisë.

Prezenca e shtuar e KFOR-it në vend po mirëpritet edhe nga ish-ushtarakët që vlerësojnë se kjo po bëhet për ruajtjen e sovranitetit të vendit.

Hysen Gecaj, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se të gjitha këto veprime nga ana misionit paqeruajtës janë si masë parandaluese.

“Duhet ta potencojmë se këto janë masa parandaluese që mos të vijë deri te ndonjë incident i përmasave të mëdha e që pastaj mund të rritet në ndonjë konflikt lufte apo një luftë ndërmjet Serbisë dhe shteteve tjera në Ballkan. Kur them shteteve tjera e kam parasysh edhe Kosovën edhe Bosnje e Hercegovinën por edhe Kroacinë, Shqipërinë, Maqedoninë e kështu me radhë. Dhe kjo pastaj shkon zingjirë por për të mos ndodhë e gjitha kjo kemi vërejt që kohëve të fundit ka shtesë të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, tentativa mund të ketë sërish për një sulm të mundshëm në pjesën veriore, por që do të jenë të pasuksesshme.

“Herë pas here dëgjojmë edhe deklarata të politikanëve të cilët potencojnë rrezikun dhe kërcënimet që paraqiten ne regjion mirëpo deklaratat e tyre po shkojnë më tepër në kuadër të angazhimeve të tyre politike sesa të ngjarjeve në terren për shkak se ka një shpërputhje mes asaj që deklarohet nga politikanët dhe ajo që po zhvillohet në terren… Tentativa për me pasë ngjarje si ajo e Banjskës natyrisht që nuk janë ndërprerë asnjëherë dhe përgatitje të tilla janë bërë në vazhdimësi dhe janë duke u bërë dhe që ajo qëndron mirëpo pikërisht për këto masa që i përmenda më herët kanë për qëllim parandalimin edhe akteve të tilla“, tha ai.

Edhe ish-ushtaraku, Fetah Zejnullahu vlerëson se gjithë këto veprime janë duke u bërë pas kërcënimeve direkte nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës.

Derisa thotë se nuk mund të ketë ndonjë konflikt për shkak të prezencës së madhe të NATO-s në vend.

“Serbia ose institucionet e Serbisë e dijnë shumë mirë me kënd kanë të bëjnë, këtë rast NATO-n, dhe mendoj që rasti i Banjskës ishte një mësim i mësuar për ata që menduan që këtë rast grupet kriminale apo terroriste që të shfrytëzojnë objektet fetare si mburojë për t’i realizuar ato aspiratat e tyre terroriste”, tha ai.

Shtimin e trupave të KFOR-it e ka mirëpritur edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë një takimin me komandantin e misionit të premten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën