TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Angazhimi i policëve si sigurim fizik, kërkohet që të zëvendësohen me kompani private të sigurimit

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Angazhimi i policëve si sigurim fizik, kërkohet që të zëvendësohen me kompani private të sigurimit

Përpos ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, zyrtarët policorë kryejnë edhe punë tjera që janë jopolicore.

Në kuadër të Policisë së Kosovës ekziston një drejtori e cila ka për qëllim ruajtjen e objekteve institucionale, fetare, si dhe në ndeshje të ndryshme ku shërbejnë si sigurim fizik.

Kjo është evidentuar edhe në një raport të Inspektoratit Policor të Kosovës, ku rekomandohet që një gjë e tillë të ndryshohet.

“Marrë parasysh tejkalimet dhe mungesat në numrin e punonjësve të stacioneve të inspektuara, IPK i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit të Personelit dhe Administratës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt përmbylljes së procesit të sistemimit dhe ri-sistemimit të burimeve njerëzore, konform Rregullores për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës së Policisë së Kosovës”, thotë nënkoloneli në pension, Refki Morina.

Një gjë e tillë po konsiderohet edhe si pengesë në ushtrimin e detyrave të këtyre zyrtarëve policorë.

“Gjithashtu kemi edhe një njësit, Drejtori për sigurimin e objekteve kishtare ku janë të angazhuar më shumë se 1 mijë polic, zyrtarë policorë. Dmth kjo ju merr policëve që t’i kryejnë detyrat zyrtare që janë në bazë të ligjit për Policinë që kanë të bëjnë me kryerjen e detyrave të rendit dhe qetësisë publike kurse ata merren me sigurim fizik. Kurse në vendet perëndimore ambasadat sigurohen me sigurim privat kurse patrollat e mbulojnë ambasadën edhe me patrollat e tyre”, tha ai.

Derisa nënkoloneli në pension, thotë se me ndihmën e institucioneve shtetërore, një gjë e tillë mund të zgjidhet lehtësisht.

“Edhe në vendet ku fizikisht është e angazhuar policia duhet të lirohen dhe të zëvendësohen me sigurim privat në mënyrë që Policia t’i kryejë detyrat që kanë të bëjnë me rend dhe qetësi publike jo sigurim statik privat por kemi të bëjmë me sigurim të shtetit institucioneve shtetërore, polici të shtetit  e cila ka si bazë mbrojtjen e rendit dhe qetësisë publike”, shtoi ai.

Ndërkohë, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tregon se kjo ka qenë sfidë e vazhdueshme për këtë institucion.

“Natyrshëm që angazhimi i këtyre punonjësve për të kryer detyra jo policore e zbeh efektivitetin dhe efikasitetin e punës konkretisht kryerjen e autorizimeve burimore policore. Prandaj do  duhej të mendohej alternativë ndoshta që këto detyra të kryheshin nga ndonjë kompani private e sigurimit e licencuar sipas kornizës ligjore të vendit”, tha Hoxha.

Sipas burimeve të tëvë1, brenda këtij njësiti janë të angazhuar afër tre mijë zyrtarë policorë të cilët vazhdimisht e bëjnë këtë punë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Cuvelier

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 45-të, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Spanja në finale të Botërorit, eliminon Francën

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Ambasadori francez mesazh partive: Gjeni kompromisin dhe zhbllokoni institucionet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Kryeziu: Nuk besoj se liderët kanë vullnet për kompromis, Kushtetuta duhet të ndryshohet

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën