Pozitivisht iu përgjigj thirrjes për të raportuar para deputetëve.
Kryeministri, Albin Kurti, të premten u paraqit në seancën plenare të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila për synim kishte raportimin e punës tre vjeçare të kryeministrit Kurti.
Por kjo seancë dështoi në mungesë të kuorumit.
Pas përfundimit të seancës, shefat e grupeve parlamentare thanë se kjo është edhe një mundësi tjetër për të cuar vendin në zgjedhje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,ka thënë se se 30 maji do të jetë dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.
“Tash dy javë jemi në komunikim më intensiv, edhe para dy jave kemi qenë në konsultim me partitë politike të cilat ju i përmendët, kryetari i partisë e udhëheqë këtë agjendë të këtyre takimeve, do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, do vazhdojmë në vijim deri te momenti, siç e kemi thënë këtë të enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, apo 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e Kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, tha Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ballafaqimi i kryeministrit Albin Kurtit me opozitën do të ndodh. Sipas Tahirit, qeveria aktuale ka dështuar në qeverisje.
“Një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë mes opozitës në mes të neve si grup dhe kryeministrit, nuk do të duhej që të ndodh pa një dakordim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve, andaj në mungesë të deputetëve, dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën” , tha Tahiri.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kuvendi mund të shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjitha grupeve parlamentare.
“Është paska e paimagjinueshme të pritet shpërndarja e Kuvendit, kur për debat për tri vjet të qeverisës ka aq pak deputetët në sallë, e lërë me të mendohet për një situatë e cila do të nënkuptonte përfundimin e punës së legjislaturës së tetë, përderisa nuk janë kryer të gjitha pikat, ka shumë pak pika të patrajtuara”, th Kusari-Lila.
E për të relaksuar ditën e fundit të javës së punës në kuvendin e Kosovës, Dimal Basha, iu afrua deputetit Besnik Tahiri me të qeshura për të mos thirr debatin e radhës.