TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në SHBA

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në SHBA

Ambasada e Kosovës në Uashington sot është bërë me objekt të ri.

Në ceremoninë e hapjes, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla tha se Kosova përfaqëson vlera demokratike perëndimore dhe se po punon për krijimin e një të ardhme më të fuqishme.

“Le të dëshmojmë që si demokraci perëndimore, jemi shumë më të fortë se ata që çdo ditë luftojnë kundër vlerave tona, parimeve tona dhe le të tregojmë, për gjeneratën e fëmijëve tanë, se me forcën që paraqesin vlerat tona, me forcën e vullnetit tonë dhe me forcën e lirisë që ne jetojmë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla tha se aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë ndihmuan Kosovën në luftën e saj për liri.

“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100 mijë jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, tha ministrja Gërvalla.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, deklaroi se SHBA ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën.

Ai theksoi se ky sukses i Kosovës, vendosja e kësaj ambasade pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pamasë ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, tha O’Brien.

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, tha se kjo ambasadë shërben si një dëshmi e një lidhjeje të fortë e të qëndrueshme midis vendeve dhe kombeve tona.

Këtë ceremoni e madhështoi me paraqitjen mbresëlënëse ”Kori Siparantum”, nën udhëheqjen e Memli Kelmendit

ShareTweet

Postime të ngjashme

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

FBI zbulon rastin e kosovarit: Krime kibernetike dhe shitje të të dhënave

FBI zbulon rastin e kosovarit: Krime kibernetike dhe shitje të të dhënave

Izraeli vendos mbyllje gjithëpërfshirëse njëjavore në Bregun Perëndimor të pushtuar

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën