Këtë e ka bërë të ditur ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Nga kjo ambasadë kanë falënderuar Kosovën për mirëpritjen e afro 600 afganëve.
“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit mjekësor, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë!”, thuhet në njoftim./teve1.info